Politike

‘Krimi udhëheq qytetin’/ Balla kundër deklaratave të kryeprokurorit Çela: Elbasani nuk është si Siçilia

10 Tetor 2020, 08:01 Nga DOSJA
‘Krimi udhëheq qytetin’/ Balla kundër deklaratave të

TIRANE– Kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla ndodhet në Elbasan ku ka vlerësuar zbardhjen e vrasjes së Bujar Çelës nga policia dhe prokuroria. Në fjalën e tij, ka dalë kundër deklaratave të kreut të Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çelës.

“Nuk është Elbasani si Sicilia siç janë përpjekur ta etiketojnë. Forca e ligjit në Elbasan po goditet ashpër pa kompromis. Është e mirëpritur çdo goditje kriminale. Policia e Elbasanit dokumentoi një tjetër akt të rëndë kriminal në Elbasan. Policia ka detyrë të parandalojë ngjarjet dhe ti zbardhë ato nëse ndodhin. LSI në Elbasan nuk ka më. Ka qenë një strukturë, e cila ishte e mbartur për arye që lidhen me marrëdhënien e LSI me pushtetin. Kur LSI nuk ka pushtet, LSI nuk egziston. Për fat të keq ne sot kemi një President Republike që nuk përfaqëson unitetin e vendit. E nxisim Metën të qartësojë pozicionin e tij. Nese është ai kryetar i LSI apo Monika. Meta të sqarojë është Lulzim Basha Kryetar i Opozitës apo është Ilir Meta? Duam të dimë kush është kandidati i opozitës për kreun e opozitës.”.-tha Balla. 

Disa ditë më parë, Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela ka folur për një situatë të paprecedentë të krijuar në qytetin e Elbasanit ku pranoi se qyteti po kontrollohet nga krimi dhe se prokuroria dhe policia nuk mund ta tolerojnë më që ky qytet të përdoret për të larë hesapet mes bandave, prandaj shtoi se ndaj tyre duhet një përgjigje ekzemplare.

“Niveli i krimit të organizuar në Elbasan po rritet. Po vihet se re krimi po kontrollon qytetin dhe jetën ekonomike. Kërkojnë vëmendje të veçantë dhe përgjigje ekzemplare, nga shteti. Një qytet, s’mund të kthehet në vend për luftë mes bandash, për kontroll territoresh apo për hesapet mes tyre. Kjo që ndodh është maja e ajsbergut. As Elbasani dhe as qytete të tjera, nuk mund të merren peng nga këto grupe”, është shprehur Çela në një mbledhje me drejtuesit lokalë, të prokurorisë dhe të Policisë.

(a.b;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike krimi ne elbasan olsian cela taulant balla krimi ne elbasan olsian cela taulant balla

Sondazh

Poll

Politike 10 Tetor 2020, 06:49

TIRANE- Kryeministri Rama ka bërë në profilin e tij të ‘Facebook’ një krahasim të investimeve në bujqësi ndër vite.Rama nis ditën e sotme duke shkruar se Basha ...

Politike 9 Tetor 2020, 21:04

TIRANË– Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ka korrigjuar presidentin Ilir Meta lidhur me një dekoratë të dhënë prej tij 10 dit...

Politike 9 Tetor 2020, 19:58

LLESHAJ-Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka thënë se në Shqipëri pas vitit  ’90 vendi ka humbur referencën themelore të një shteti, adresën. I ftuar në emi...