Politike

Kaso: “Kodi i ri Zgjedhor pazar”, Gjiknuri: “E kanë mundësinë të bëjnë Kombëtaren Afrikane, bëhen një ekip”

9 Tetor 2020, 20:54 Nga DOSJA
Kaso: “Kodi i ri Zgjedhor pazar”, Gjiknuri: “E kanë

“Kodi i ri zgjedhor/ Kush përfiton më shumë?”, ka qenë pyetja e shtruar në emision

“Kemi një Kod që ka hyrë në fuqi dhe një draft Kodi që nuk është miratuar. Qytetarët dhe zgjedhësit kanë përfituar disi nga pjesa e parë, pjesa e dytë ishte thjesht pazar dhe përfitojnë ata që shpërndanë kockat dhe ata që morën kockat. Mendon Rama se me këto marifete që ka bërë është të reduktojë humbjen, do mbajë partinë nën kontroll pas humbjes që ta ketë barrikadë përpara drejtësisë”, tha Ivi Kaso.

“Të them të drejtën në Kod kryesisht u plotësuan kërkesat e PD. Listën e dëshirave të PD ne e bëmë realitet”, tha Gjiknuri.

“Qytetarët në pjesën e dytë s’do kenë mundësi të zgjedhin deputetët, subjektet o do jenë të detyruar të shkrihen nën një subjekt dhe zhduken siglat e partive”, tha Kaso.

Këta e kanë mundësinë të bëjnë kombëtaren Afrikane, do të thotë që luajnë me klube të ndryshme dhe bëhen një ekip. Ka mundësi edhe Luli, edhe Monika, madje kanë edhe siglat e tyre. Këta donin që përpos hapjes së listave, të kishin edhe më shumë njerëz nga partitë e tyre që të përfitonin nga partitë e tyre, kjo është padrejtësi”, u përgjigj Gjiknuri.

Metafora e futbollit që bëri Damiani, bën Kodin Zgjedhor me konsensus, kaloi u bë ligj. U futën të dyja palët në fushë. Tani mbaroi pjesa e parë, del Kombëtarja e Damianit dhe ngushtoi portën”, tha Kaso.

“Ndryshoi Kushtetuta, u hapën listat. Ku do e gjenim ne modelin? E morën si e kanë vendet e tjera”, shtoi Gjiknuri.

“Është cënim i rëndë i lirisë, nuk keni hapur asnjë listë… Unë e kisha bërë në mendje, do votoja një nga këta të Tiranës, por do votoja për rrotacionin… Me këtë Kod të ri fitojnë pak a shumë PD dhe PS, do humbasin partitë e vogla, edhe LSI”, tha Arjan Çuri.

Marrë nga: Zone e Lire

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri ivi kaso damian gjiknuri ivi kaso

Sondazh

Poll

Politike 9 Tetor 2020, 19:58

LLESHAJ-Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka thënë se në Shqipëri pas vitit  ’90 vendi ka humbur referencën themelore të një shteti, adresën. I ftuar në emi...