Politike

9 Tetor 2020, 19:58 Nga DOSJA

LLESHAJ-Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka thënë se në Shqipëri pas vitit  ’90 vendi ka humbur referencën themelore të një shteti, adresën. I ftuar në emisionin ‘Java’ Lleshaj thotë se ka ndodhur që qytetarët kanë pasur nga dy shtëpi dhe kanë deklaruar adresa të ndryshme dhe kjo është një nga arsyet pse shumë personave u është nryshuar adresa.

Sakaq i pyetur se pse ndryshojnë personat nuk votojnë në qendrat ku banojnë Lleshaj ka thënë se në qendra të ndryshme, Lleshaj shprehet se qendra e votimit nuk ka lidhje me adresën.

Pjesë nga intervista

Padia e PD, nuk e di e sata është sepse kanë bërë shumë të tilla, edhe kam fituar imunitet.

Denoncimet për adresat janë një provë për të thënë se çfarë dëmi i kanë bërë interesit publik përmes shpërdorimit të fjalës shqipe. Kjo mënyrë e thënies së fjalës së fundit ka bërë që në Shqipëri të humbi kuptimi i fjalës.

Se kam lexuar padinë se s’kam pas kohë. S’më intereson ta lexoj se e njoh veten. Asgjë nga ato që thuhen nuk ka ndodhur dhe asgjë nuk do të ndodhë.

Gjendja civile po bën një detyrë. Në Shqipëri ne pas ’90 kemi humbur referencat themelore të një shteti, adresën.

Preç Zogaj: Cfarë po ndodh shumë qytetratëve u është ndyshuar adresa nuk dinë se ku janë qendra e votimit. A ndahet babai nga i biri?

Leshaj: Në vitin 2016 parlamenti shqiptar vendosi që çdo qytetar të përditësoj adresën e tij dhe filloj një projekt ku u ndërtua një sistem me adresa. Ka ndodhur që qytetarët kanë pasur nga dy shtëpi dhe kanë deklaruar adresa të ndryshme. Prandaj ka ndodhur që shumë personave u është ndryshuar adresa. Qedra e votimit nuk ka lidhje me adresëm ashtu siç nuk ka emri me ditëlindjen.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike preç zogaj sander lleshaj preç zogaj sander lleshaj

Sondazh

Poll

Politike 9 Tetor 2020, 18:56

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka habitur me deklaratën e tij në emisionin “Kjo Javë”. Në fjalën e tij, teksa po komentonte...