Politike

‘Qeshnin para se Rama të bënte batutën’/ Lleshaj i mahnitur, komplimenton kryeministrin për fjalimin në Asamble, “thu

9 Tetor 2020, 19:56 Nga DOSJA
‘Qeshnin para se Rama të bënte batutën’/ Lleshaj i

TIRANË– Ministri Sandër Lleshaj disa orë pas Asamblesë së Partisë Socialiste ka nxituar që të komplimentojë kryeministrin Edi Rama për fjalimin që mbajti për më shumë se dy orë. I ftuar në emisionin “Java”, Lleshaj tha se e kishte dëgjuar me ëndje deri në fund por nuk ka kaluar pa u thumbuar nga analisti Lorenc Vangjeli, i cili hodhi kunja mbi socialistët e pranishëm në mbledhjen e Asamblesë. 

PJESË NGA BISEDA: 

Sandër Lleshaj: Desha ta përgëzoj për fjalimin (Ramën). E kam dëgjuar me ëndje deri në fund. 

Lorenc Vangjeli: Pse po të ishte i mërzitshëm do ta thoshit? Ishte garë të qeshurash mu duk mua, se qeshnin para se Rama të bënte batutën.

Sandër Lleshaj: U ka shkuar kot sepse gjithë kohës kemi qënë me maskë dhe nuk dallohet asnjë grimacë në fytyrë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lorenc vangjeli sander lleshaj lorenc vangjeli sander lleshaj

Sondazh

Poll

Politike 9 Tetor 2020, 18:56

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka habitur me deklaratën e tij në emisionin “Kjo Javë”. Në fjalën e tij, teksa po komentonte...