Politike

‘Sa më shumë ta luftosh LSI, ajo rritet’, Kryemadhi: Sondazhet tregojnë rritjen e numrave të LSI, kjo është frika e Ra

9 Tetor 2020, 16:30 Nga DOSJA
‘Sa më shumë ta luftosh LSI, ajo rritet’, Kryemadhi:

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka dalë në një deklaratë për mediat pas mbarimit të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste tek Amfiteatri. Në fjalimin e saj ajo ka thënë se me ardhjen e Ramës në qeveri 300 mijë vendet e punës u rikthyen në 600 mijë shqiptarë të larguar nga Shqipëria. Sipas Monikës aeroporti i Durrësit, i Vlorës, i Kukësit, janë vetëm fasadë e Ramës.

“300 mijë vendet e punës u rikthyen në 600 mijë shqiptarë të larguar nga Shqipëria dhe me paturpësinë më të madhe vazhdon dhe thotë që do të largohen 800 mijë shqiptarë të tjerë, të cilët janë 800 mijë djem, vajza dhe fëmijët e shqiptarëve. Nuk do të merrem me fasadën e tij imagjinare të aeroportit të Durrësit, të Vlorës, të Kukësit. Do bënte më duket edhe aeroport në Surrel tha apo edhe shumë shumë gjëra të tjera, sepse janë fasada që janë bërë prej shumë kohësh dhe tashmë janë bërë jo vetëm bajate, por do t’i thoja edhe një këshillë që përsa i përket momentit që është duke folur, ledin mbrapa të mos ta ketë me figurë lëvizëse, sepse i bën shumë zhurmë në imazhin e tij piktoresk që do të krijojë në ambientet televizive. Dua të theksoj që për hir të së vërtetës edhe më vjen mirë që ka frikë nga LSI, por ndihem edhe e vlerësuar, ndjej mirënjohje dhe respekt për të gjithë stafin tim, për të gjithë të rinjtë dhe të rejat, për djemtë dhe vajzat e LSI, për burrat dhe gratë e LSI, të cilët janë në mënyrë të pandalshme në çdo cep të Shqipërisë. Klithmat e Edi Ramës sot tregonin haptas sondazhet e tij dhe numrat për LSI dhe deputetët e saj. Bëri çdo gjë, nuk la gjë pa bërë. Akoma nuk e ka kuptuar ilaçin që sa më shumë ta sulmosh LSI, aq më shumë shtohet ajo. Sa më shumë ta sulmosh rininë shqiptare, aq më e fortë bëhet ajo. Sa më shumë ta luftosh dhe të përdhosësh, të nëpërkëmbësh shqiptarizmin, aq më e fortë bëhet ndenja për ta mbrojtur atë. Ai akoma nuk e ka kuptuar këtë ose është aq i lodhur aq i viktimizuar ose është aq nën efekte të drogërave saqë ka filluar të bëjë të kundërtën e asaj që dhe shkencërisht nuk sugjerohet e rekomandohet.” tha ajo.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama monika kryemadh edi rama monika kryemadh

Sondazh

Poll