Politike

Reforma në drejtësi, Kryemadhi: Votat e LSI nuk ishin garant për Donald Lu dhe Romana Vlahutin, por për SHBA, Washington dhe

9 Tetor 2020, 16:20 Nga DOSJA
Reforma në drejtësi, Kryemadhi: Votat e LSI nuk ishin garant për

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka dalë në një deklaratë për mediat pas mbarimit të mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste tek Amfiteatri. Ndër të tjera ajo ka folur edhe për Reformën në Drejtësi ku është shprehur se thënë se 20 votat e LSI-së kanë qenë garant në SHBA, në Washington e në BE, sepse sipas saj marrëdhëniet Shqipëri-Amerikë-Bashkimi Europian, nuk janë marrëdhënie burokratike midis individëve të cilët janë nëpunës shteti por janë marrëdhënie midis kombesh, popujsh, shtetesh dhe institucionesh.

“Për sa i përket një detaji shumë të vogël të Reformës në Drejtësi meqenëse ‘bomba’ na plasi te Reforma në Drejtësi… Z. Rama harron një gjë shumë të lehtë por që në fakt edhe nuk ka faj se nuk e di. Votat e LSI-së nuk kanë qenë garant as për Donald Lu, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk kanë qenë garant as për Romana Vlahutin, gazetaren që bënte fushatën e Edi Ramës në vitin 2013 dhe që erdhi si Ambasadore e BE-së në Shqipëri jashtë listës diplomatike. Dhe as garant për Edi Ramën dhe ndonjë tjetër që kërkon dhe pasurohet sot nëpërmjet projekteve të Reformës në Drejtësi. 20 votat e LSI-së kanë qenë garant në SHBA, në Washington, sepse marrëdhëniet Shqipëri-Amerikë-Bashkimi Europian, nuk janë marrëdhënie burokratike midis individëve të cilët janë nëpunës shteti por janë marrëdhënie midis kombesh, popujsh, shtetesh dhe institucionesh. Është zgjedhja që shqiptarët e kanë bërë që në vitin 1992 kur i thanë diktaturës së racës së Edi Ramës, “Largohu nga Shqipëria!”. Shqiptarët janë të lirë dhe do të jenë të lirë. Data 26 prill do të jetë dita që Shqipëria do të marri rrugën drejt BE-së dhe do të eci e sigurt për t’i bërë fëmijët e shqiptarëve të barabartë si të gjithë fëmijët e vendeve anëtare të BE-së. Mezi por pres Edi Rama që të numëroj votat me datë 26 prill dhe për të parë buzëqeshjen tënde të ngrirë, edhe të ndonjë tjetri që e ka me merak LSI-në. Sot më shumë se kurrë Asambleja e Partisë Socialiste tregoi edhe një herë që jemi në rrugën e duhur, prandaj ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të mos ndalen. Të votojnë për çdo forcë politike që është kundër Edi Ramës dhe sektit të tij. Të votojnë çdo forcë politike që është për integrimin e Europian të Shqipërisë. Të votojnë çdo forcë politike dhe çdo individ i cili jo vetëm do të luftojë për të integruar Shqipërinë në BE por mbi të gjitha nuk do të jetë vegël apo kukull që lëviz në duart e Edi Ramës dhe të krimit të organizuar. Në 25 prill do të votojnë të rinjtë dhe të rejat shqiptarë të cilët me votën e tyre do t’i thonë, “Qërohu!”, farës së Edi Ramës dhe kujtdo fare tjetër që kërkon të shkatërrojë Shqipërinë dhe familjet e shqiptarëve.
Faleminderit, Zoti i bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë dhe Zoti ndriçoftë rrugën të rinjve dhe të rejave shqiptarë, atë rrugë të bukur që kanë nisur drejt BE-së por duke jetuar, duke punuar, duke ndërtuar vendin e tyre, Shqipërinë që është shtëpia e shqiptarëve. Faleminderit, Zoti ju ruajt.” tha ajo.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama monika kryemadhi edi rama monika kryemadhi

Sondazh

Poll