Aktualitet

Identifikohet një nga ekzekutorët e Bujarit, Nuredin Dumani vrau vetë i tretë vëllain e të shumëkërkuarit Talo Çela, u

9 Tetor 2020, 13:04 Nga DOSJA
Identifikohet një nga ekzekutorët e Bujarit, Nuredin Dumani vrau

TIRANË– Nuredin Dumani është një nga personat që ka marrë pjesë në ekzekutimin e Bujar Çelës, vëllait të të shumëkërkuarit, Talo Çela. Me anë të një njoftimi zyrtar Policia e Elbasanit bëri me dije se 37-vjeçari, lindur në Dibër dhe banues në Durrës, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajte pa leje”.

Identifikimi i Dumanit është bërë nga kamerat e lokalit ku dhe u ekzekutua Bujar Çela mëngjesin e 17-shtatorit, tek rrethrrotullimi i Bradasheshit, dhe nga rrobat që mbante veshur. 

Por Dumani, nuk e bëri vetëm punën. Bashkë me të, janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, që nuk janë identifikuar ende, ndërsa në rolin e urdhëruesit, ndodhet pas hekurave, Erion Alibej.

50-vjeçari Bujar Çela, u qëllua me tre armë njëkohësisht, teksa pinte kafenë e mëngjesit dhe priste të niste punën si taksist në të zezë. Kjo ngjarje dyshophet të ketë si background pikërisht konfliktet e të vëllait të viktimës, Talo Çela. Hetimet paraprake kanë zbuluar se vrasja e Çelës ishte mënyra e Erion Alibejt për të marrë hak për vrasjen e vëllait të tij, Endritit, që ia morën jetën në sy të gruas dhe fëmijëve. Erion Alibej, kishte mësuar se Talo Çela dinte gjithçka rreth ekzekutorëve të Endrit Alibejt, por nuk ia kishte treguar. Kështu, duke vrarë Bujar Çelën, mori hak.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar çela ekzekutohet bujar çela nuderin dumani talo çela bujar çela ekzekutohet bujar çela nuderin dumani talo çela

Sondazh

Poll