Aktualitet

Shtyhet gjyqi ndaj Izet Haxhisë/ Mungon avokati, Idajet Beqiri është karantinuar në banesë, dyshohet se është me COVID

9 Tetor 2020, 10:57 Nga DOSJA
Shtyhet gjyqi ndaj Izet Haxhisë/ Mungon avokati, Idajet Beqiri

TIRANË- Shtyhet për në 23 tetor në orën 12:00 gjyqi ndaj Izet Haxhisë. Shkak i shtyrjes është bërë mungesa e avokatit të Izet Haxhisë në seancën e sotme, Idajet Beqiri. Ky i fundit është karantinuar në banesë, pasi dyshohet se është i infektuar me COVID-19.

Kështu më 23 tetor do të vendoset nëse do të dëshmojë në Gjykatën e Posaçme ish-kryeministri Sali Berisha dhe 29 dëshmitarët e tjerë,  për vrasjen e Azem Hajdarit.

Izet Haxhia është dënuar në mungesë me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajdari. Pas 17 vitesh në mungesë dhe azil në Turqi, Haxhia është rikthyer me vullnetin e tij në Shqipëri duke kërkuar rihapjen e dosjes, pasi ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat e ekzekutimit të deputetit Azem Hajdarit në vitin 1998.

Sipas Haxhisë, ai nuk ka pasur lidhje me atentatin, ndërsa i dënuar është edhe vëllai i tij, Ismeti. Dëshmitarët kanë pretenduar se ishte Haxhia personi që e nxiti deputetin Hajdati që të dilte jashtë selisë dhe të përballej me Fatmir Haklajn.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet izet haxhia rigjykimi i izet haxhise izet haxhia rigjykimi i izet haxhise

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Tetor 2020, 08:25

TIRANË- Është shtyrë sërish gjyqi ndaj Izet Haxhisë në Gjykatën Posaçme. Mësohet se seanca e radhës do të zhvillohet më 23 tetor në orën 12:00....

Aktualitet 9 Tetor 2020, 07:52

TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një tjetër mesazh për Refornën në Drejtësi. Nëpërmjet një postimi në Facebook,  ambasada shkruan se me dy ven...