Aktualitet

Biznesi i vogël 10 kërkesa me vlerë 400 mln€ ndaj qeverisë: Të përgjysohen taksat, në 6 muajt e ardhshëm bonus nga 120

9 Tetor 2020, 11:53 Nga DOSJA
Biznesi i vogël 10 kërkesa me vlerë 400 mln€ ndaj

TIRANË- Shpëtim Agolli, kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël Tiranë, ka paraqitur 10 kërkesa ndaj qeverisë, në mënyrë që ekonomia të mos shkojë në kolaps.

Shoqata e Biznesit të vogël kërkon nga qeveria kompensim të faturave të dritave dhe ujit për biznesin e vogël, rritje të investimeve në 6 muajt e ardhshëm, të përgjysmohen taksat dhe tarifat vendore, të falen detyrimet doganore e tatimore si dhe për 6 muaj biznesi të marrë një bonus për 1200 euro. Pra, nga bizneset e vogla kërkohet një fond nga 200-400 milionë euro.

Ndërkohë edhe nënkryetari i kësaj shoqate, Bujar Muça tha se si pasojë e pandemisë është thelluar kriza ekonomike dhe janë ulur të ardhurat.

Thellimi i krizës si pasojë e pandemisë ka ulur të ardhurat. 120 mijë punonjës të papunë, dhe paketat e qeverisë ishin te paplota. Kërkuam një plan nga qeveria për te eliminuar falimentin, por vetëm një pjesë e vogël gjetën zgjidhje. Jemi në krizë konsumi dhe besimi. Tregtia ka rënë me 60% që mund të sjell edhe faliment te tjera. Borxhi publik ka arritur në 90%”, tha Muça.

10 kërkesat:

1. Të nxisë dhe inkurajojë sa më shpejt planin e rimëkëmbjes

2. Të përgjysmohen tarifat dhe taksat vendore

3. Të rishikohen dhe kompensohen faturat e energjisë elektrike dhe të ujit

4. Të hartohet një ligj për faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore

5. Për të gjitha bizneset qiramarrëse që ushtrojnë aktivitet në zonat e banuara me mbi 50 mijë banorë gjysmën e detyrimit ta paguaj qeveria

6. Bonus mujor për punonjësit e dalë të papunë nga Covid dhe çdo pensionisti, invalidi dhe familje në nevojë

7. Bonus prej 1200 euro për çdo biznes për 6 muaj për të nxitur punësimin

8. Fond garancie për kreditimin e biznesit të vogël me interesa deri në 2%

9. Nisma Stop Korrupsionit të jetë në qendër të vëmendjes

10. Të largohen të korruptuarit nga administrata

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 10 kërkesat e biznesit të vogël shpetim agolli 10 kërkesat e biznesit të vogël shpetim agolli

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Tetor 2020, 08:25

TIRANË- Është shtyrë sërish gjyqi ndaj Izet Haxhisë në Gjykatën Posaçme. Mësohet se seanca e radhës do të zhvillohet më 23 tetor në orën 12:00....