Pamje të TRISHTA! Familjet e viktimave hapin dyert e mortit, kyçen të afërmit e Daniel Pepajt, policia u rrethon banesën ng
9 Tetor 2020, 11:57Nga DOSJA
SHKODËR– Në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, sot mbizotëron zia. Trupat e Vilson Çutajt e Klement Pepajt, që u gjetën një ditë më parë pas pesë ditëve të zhdukur, kanë vizituar për herë të fundit shtëpitë e tyre, por këtë herë…të pajetë.
Pas ceremonisë dhe riteve mortove, të dnjerit do të përcillen për në banesën e fundit, aty ku do të prehen përgjithmonë. Ajo që vihet re është se ndryshe nga shtëpitë e vitkimave, në atë të Daniel Pepajt, i cili është shpallur në kërkim nga Policia për ekzekutimin e dy të rinjve, mbizotëron heshtja. Në oborrin e saj ndodhet një makinë policie dhe rreth banesës qëndrojnë efektivë blu.
Kjo familje tashmë i druhet një hakmarrjeje nga ana e të afërmve të viktimave pasi zakonet e vjetra në Veri të Shqipërisë që vijojnë të zbatohen ende, nuk e falin gjakun.
Dy kufomat e të rinjve u gjetën ditën e djeshme të mbuluar me shkurre dhe larg njëri-tjetrit, pas më shumë se 5 ditësh kërkime në zonë. Për këto vrasje është shpallur në kërkim Daniel Pepaj, ndërsa babai i tij është vënë në pranga pasu akuzohet se kishte dijeni mbi krimin dhe heshti. Rrok Ppepaj gjithashtu akuzohet për kultim kanabisi pasi parcela e mbjellë me hashash rezulton në emër të tij.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Shpëtim Agolli, kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël Tiranë, ka paraqitur 10 kërkesa ndaj qeverisë, në mënyrë që ekonomia të mos shkojë në kolaps.S...
TIRANË- Shtyhet për në 23 tetor në orën 12:00 gjyqi ndaj Izet Haxhisë. Shkak i shtyrjes është bërë mungesa e avokatit të Izet Haxhisë në seancën e sotme, I...
TIRANË– Një 32-vjeçar i identifikuar si Ardian Bylyku, është vënë në pranga ditën e sotme nga Policia e Tiranës. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se ...
BALLSH– Kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj i është rikthyer grevës së urisë në ditën e 12 të saj. Ai u shpreh në një deklaratë për mediat, se dosja ...
SHKODËR- Policia e Shkodrës zbardh vrasjen vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Malësinë e Madhe. Uniformat blu bëjnë me dije sepasditen e djeshme janë gjetur...
DURRËS- Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident tek“Ura e Dajlanit” në Durrës. Mësohet se një makinë tip “Ford” është përplasur me një mjet tjetër. Si ...
BERAT-Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Beratit për ‘kultivim të lëndëve narkotike’ dhe për ‘përndjekje’. Personi Sh.S është arrestuar në fshatin Tërp...