Aktualitet

EMRI/ Arrestohet tregtari i drogës në Tiranë, iu gjetën 4 kg kanabis në makinë

9 Tetor 2020, 10:19 Nga DOSJA
EMRI/ Arrestohet tregtari i drogës në Tiranë, iu gjetën 4 kg

TIRANË– Një 32-vjeçar i identifikuar si Ardian Bylyku, është vënë në pranga ditën e sotme nga Policia e Tiranës. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se i riu, është arrestuar pasi është pikasur teksa lëvizte me një makinë nga zona e Parkut në drejtim të rrugës “Muhamet Gjollesha”.

Policia është vënë në ndjekje të tij, pas informacioneve se Bylyku merrej me shitjen e lëndëve narkotike. Ata e kanë ndaluar dhe gjatë kontrollit kanë zbuluar se në makinën e të riut kishte 4 kg kanabis. 

Për paosjë, i riu u vu në pranga dhe akuzohet për për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë Tiranë. Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, operacioni policor i koduar “Street”. Vihet në pranga poseduesi dhe shpërndarësi i lëndës narkotike. Sekuestrohen një sasi dozash me lëndë narkotike cannabis sativa, një shumë e konsiderueshme parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, 1 automjet dhe 1 aparat celular. Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një 32-vjeçar merrej me shitjen e lëndëve narkotike dhe lëvizte me mjet nga zona e Parkut në drejtim të rrugës “Muhamet Gjollesha”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Street”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: A. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, poseduesi i lëndës narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po qarkullonte ky shtetas, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 4 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa, një shumë të konsiderueshme parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe një aparat celular, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit A. B., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 32 vjeçari tirane arrestohet 32 vjeçari tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Tetor 2020, 08:25

TIRANË- Është shtyrë sërish gjyqi ndaj Izet Haxhisë në Gjykatën Posaçme. Mësohet se seanca e radhës do të zhvillohet më 23 tetor në orën 12:00....

Aktualitet 9 Tetor 2020, 07:52

TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një tjetër mesazh për Refornën në Drejtësi. Nëpërmjet një postimi në Facebook,  ambasada shkruan se me dy ven...

Aktualitet 9 Tetor 2020, 07:28

TIRANË– Gazetari Ylli Rakipi, në emisionin  “Ilva Now” në Euronews Albania deklaroi se presidenti Ilir Meta ka kapur momentin për të ndërhyrë në favor të L...