“Ka hipertension, është i dehidratuar”/ Mjekja i ndalon grevën kreut të sindikatës, Dautaj kthehet pranë naftëtarëve
9 Tetor 2020, 09:55Nga DOSJA
BALLSH– Kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj i është rikthyer grevës së urisë në ditën e 12 të saj. Ai u shpreh në një deklaratë për mediat, se dosja e tyre do t’i kalojë SPAK, dhe se nuk do të ngelet asnjë pronar apo mashtrues që do të bëjë spektakël me jetet e naftëtarëve.
“As dua ta marrë fare se çfarë risku kam mbi shëndetin tim dhe flasë këtu në emër të të gjithëve. Nuk do ngelet pronarë dhe mashtrues që kanë ardhur në rafineri nuk mund të bëj show me jetën tonë dhe me naftëtarët për 6 muaj dhe për 1 vit. Unë do hyjë prapë në greve dhe vdekja të më vijë sot, nuk do të zëvendësohet askush. Sic keni qenë mbështetje deri sa të vijë një përgjigje ashtu siç doni ju kolegë, kush tenton të bëjë lojërat dhe të pastrojë lekët e të iki e të tallen dhe mos të mbajnë përgjegjësi. Shkoni te porta, ku është ky pronar që nuk e han meraku për naftëtarët, nuk di çfarë t’u them tjetër po ky është një problem social i gjithë qytetit jo vetëm atyre naftëtarëve që janë brenda. Këtu duhet solidaritet i të gjithë biznesit. Ne nuk kërkojmë lëmoshë, nuk vdes njeri për bukë, kjo protestë bëhet për dinjitet. Unë kam firmosur dje që dosja jonë ti kalojë SPAK-ut, kryeministrit dhe prokurorisë së përgjithshme, presidentit,”- tha Dautaj.
Nga spitali, ku përfundoi mëngjesin e sotëm, Kreu o Sindikatës së naftëtarëve u shpreh se ka pasur probleme me tensionin e lartë.
“Prej disa ditësh kam pasur probleme me tensionin e lartë. Më ka sjellë shqetësime. Nuk doja ta bëja mediatike. Unë do të rikthehem tek shokët,”- tha ai.
Nga ana tjetër, mjekja e spitalit të Ballshit i sugjeroi Dautajt që të mos i rikthehej grevës.
“Ka dhimbje koke. Ka hipertension që varion nga 170-180. Duket që është i dehidratuar, është i lodhur. Është mbajtur. Ka marrë mjekim dhe i kemi këshilluar që të mos rikthehet në grevë. Situata është rënduar nga mosmarrja e lëngjeve. Të tjerët nuk i kam parë. Ambulanca ka shkuar ditën e djeshme dhe është refuzuar,”– tha mjekja.
Mëngjesin e sotëm, Dautaj u përkeqësua dhe përfundoi në spital bashkë me një tjetër grevist. Naftëtarët janë sot në ditën e 12 të grevës së urisë. Edhe nëntë grevistët e tjerët po rëndohen nga ana shëndetësore. Një ditë më parë, naftëtarët morën vendimin për të mbyllur dyert e vendit ku janë ngujuar prej kaq ditësh dhe nuk lejuan askënd të futet brenda. Ata nuk pranuan as mjekët apo gazetarët dhe u shprehën se që aty do të dilnin me barela.
Para dy ditësh edhe tre grevistë të tjerë janë përkeqësuar dhe janë shtruar në spital. Naftëtarët e Ballshit kanë disa muaj që protestojnë për të marrë pagat e tyre të prapambetura dhe për rifillimin e punës, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Ata kanë protestuar edhe para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku kërkuan takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i priti në zyrë.
Pak ditë më parë nafëtarët u vizituan nga kreu i PD-së, Lulzim Basha, i cili i bërë thirrje shtetit që t’u japë pagat naftëtarëve. Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama në një konferencë për gazetarët me temë ekonominë tha se ka shkuar posaçërisht në Azerbajxhan disa javë më parë, ku ka takuar presidentin e vendit për problemin e naftëtarëve. Rama tha se bëhet fjalë për një privatizim kriminal dhe shtoi se i vjen keq për situatën e punonjësve.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR- Policia e Shkodrës zbardh vrasjen vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Malësinë e Madhe. Uniformat blu bëjnë me dije sepasditen e djeshme janë gjetur...
DURRËS- Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident tek“Ura e Dajlanit” në Durrës. Mësohet se një makinë tip “Ford” është përplasur me një mjet tjetër. Si ...
BERAT-Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Beratit për ‘kultivim të lëndëve narkotike’ dhe për ‘përndjekje’. Personi Sh.S është arrestuar në fshatin Tërp...
Aktualitet 9 Tetor 2020, 08:25
TIRANË- Është shtyrë sërish gjyqi ndaj Izet Haxhisë në Gjykatën Posaçme. Mësohet se seanca e radhës do të zhvillohet më 23 tetor në orën 12:00....
Aktualitet 9 Tetor 2020, 07:52
TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një tjetër mesazh për Refornën në Drejtësi. Nëpërmjet një postimi në Facebook, ambasada shkruan se me dy ven...
SHKODËR- Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim Indrit Shtegun, i cili akuzohet se ka rrahur në mënyrë brutale efektin e Rrugores, Hysni Idrizi.Mësohet s...
GJIROKASTËR- Kapen 30 mijë euro të padeklaruara në pikën Kufitare të Kakavijës.Mësohet se në prangat e policisë ka rënë një 30-vjeçar nga Saranda, i...
DURRËS– Një 25-vjeçar me inicialer M.Gj., është vënë në [ranga nga Policia e Durrësit pasi Gjykata e Ravenës, Itali, më datë 31.08.2020, ka lë...
Aktualitet 9 Tetor 2020, 07:28
TIRANË– Gazetari Ylli Rakipi, në emisionin “Ilva Now” në Euronews Albania deklaroi se presidenti Ilir Meta ka kapur momentin për të ndërhyrë në favor të L...
Aktualitet 9 Tetor 2020, 07:15
BALLSH– Naftëtarët e Ballshit janë futur në ditën e 12 të grevës së urisë. Mëngjesin e sootëm, kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj dhe një tjetër gre...