Aktualitet

Ekzekutimi i dy të rinjve/ Policia e Shkodrës kërkon ndihmë nga homologët: Rrok Pepaj u arrestua se kishte kultivuar drogë

9 Tetor 2020, 08:38 Nga DOSJA
Ekzekutimi i dy të rinjve/ Policia e Shkodrës kërkon ndihmë

SHKODËR- Policia e Shkodrës zbardh vrasjen  vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Malësinë e Madhe. Uniformat blu bëjnë me dije sepasditen e djeshme janë gjetur në malet e fshatit Vrith në vendin e quajtur “Rrenza e Grecajve”, dy trupat e pajetë të Vilson Çutajt, 37 vjeç dhe Klement Pepaj, 21 vjeç.

Për këtë ngjarje Policia ka shpallur në kërkim 25-vjeçarin, Danjel Pepaj, mbi të cilin rëndojnë veprat penale: “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”. Policia thekson se për kapjen e 25-vjeçari është kërkuar ndihma e homologëve fqinj.

Ndërkohë është arrestuar babai i Danjel Pepajt, Rrok Pepaj, pasi dyshohet se në bashkëpunim me djalin e tij , në fshatin Vrith kanë kultivuar 29 bimë nartoktike, që janë gjetur në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë: 

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit për humbjen e kontakteve të tre të rinjve me familjarët e tyre në Malësinë e Madhe, organizuan grupe kontrolli në të gjithë zonën duke përdorur edhe dronë.

Njëkohësisht u ngrit një grup i posaçëm hetimor me specialistët më të mirë të Hetimit të Krimit në DVP Shkodër dhe në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijoi puna për zbardhjen e ngjarjes, pasi dyshohej se të rinjtë mund të ishin vrarë.

Pas kërkimeve intensive në malet e fshatit Vrith, Malësi e Madhe, në vendin e quajtur “Rrenza e Grecajve”, u bë e mundur gjetja e trupave të pajetë të dy të rinjve, Vilson Çutaj, 37 vjeç dhe Klement Pepaj, 21 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se këta dy shtetas ishin vrarë me armë zjarri. Gjithashtu, nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe kontrollit përreth vendit të ngjarjes u gjetën të kultivuara 29 bimë kanabis.

Në lidhje me këtë ngjarje u arrestua në flagrancë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, shtetasi Rrok Pepaj, lindur dhe banues në fshatin Vrith, Malësi e Madhe, pasi dyshohet se në bashkëpunim me djalin e tij Danjel Pepaj, 25 vjeç, në fshatin Vrith, Malësi e Madhe janë personat që kanë kultivuar 29 bimët narkotike të gjetura në vendin e ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes, si rezultat i provave e informacioneve të grumbulluara dhe veprimeve të shpejta profesionale është bërë shpallja në kërkim e autorit të dyshuar të vrasjes së dy të rinjve, konkretisht e shtetasit Danjel Pepaj, 25 vjeç, banues në fshatin Vrith, Malësi e Madhe, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Vijon puna intensive, në bashkëpunim edhe me homologët e vendeve fqinjë, për të bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar Danjel Pepaj. 

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet danjel pepaj rrok pepaj tre te vdekurit ne shkoder danjel pepaj rrok pepaj tre te vdekurit ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Tetor 2020, 08:25

TIRANË- Është shtyrë sërish gjyqi ndaj Izet Haxhisë në Gjykatën Posaçme. Mësohet se seanca e radhës do të zhvillohet më 23 tetor në orën 12:00....

Aktualitet 9 Tetor 2020, 07:52

TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një tjetër mesazh për Refornën në Drejtësi. Nëpërmjet një postimi në Facebook,  ambasada shkruan se me dy ven...

Aktualitet 9 Tetor 2020, 07:28

TIRANË– Gazetari Ylli Rakipi, në emisionin  “Ilva Now” në Euronews Albania deklaroi se presidenti Ilir Meta ka kapur momentin për të ndërhyrë në favor të L...

Aktualitet 9 Tetor 2020, 07:15

BALLSH– Naftëtarët e Ballshit janë futur në ditën e 12 të grevës së urisë. Mëngjesin e sootëm, kreu i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj dhe një tjetër gre...