Politike

REPLIKAT/ Spiropali: Më erdhi keq për gjendjen e Metës, do të ketë ngritur shumë dolli… Presidenca: Vetëm ‘ e çm

8 Tetor 2020, 20:34 Nga DOSJA
REPLIKAT/ Spiropali: Më erdhi keq për gjendjen e Metës, do

TIRANË– Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar presidentin Ilir Meta. Në një intervistë në emisionin “Open”, Spiropali aludoi se kreu i shtetit nuk ishte shfaqur në lartësinë e tij në intervistën e dhënë, duke përmendur edhe një drekë në Durrës.

“Doja ta nisja me një narracion spiropalist siç e quan Shkullaku. Por kur dëgjova Metën në këtë intervistë sot më erdhi keq për gjendjen e tij, si deputete, si nënë e dy fëmijëve  si qytetare e këtij vendi, dhe dua të besoj që presidenti është në atë gjendje për shkak të ndonjë dreke kilometrike në Durrës ku janë ngritur shumë dolli pë rrëzimin e qeverisë, dhe jo për shkak të ndonjë raptusi të ri mendor,”-tha Spiropali.

Ndërkohë një reagim ka ardhur nga Presidenca, ku zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, shkruan se vetëm ministrja Spiropali mund të marrë përsipër të mbrojë kryeministrin Edi Rama.

“Të dashur kolegë, gazetari Blendi Fevziu nuk ka asnjë faj që fton në studio të Çmendurën E. E kush tjetër mund të jetë aq i marrë sa të ketë guximin për të mbrojtur në publik Profetin e Kokoshkave,”-shkruan Blushi.

Por nuk përfundoi me kaq, pasi moderatori Blendi Fevziu ia tregoi në kohë reale reagimin ministres, e cila u indinjuar dhe kërkoi distancim nga një gjuhë e tillë politike.

“Ajo deklaratë është përfaqësimi më i turpshëm i presidentit. Ajo gjuhë drejtuar ndaj një politikani. Bëni dallimin! Mbani qëndrim kur përdoret një gjuhë e tillë. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë lloj gjuhe,”- e mbylli intervistën e saj Spiropali.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali ilir meta ilir meta i dehur elisa spiropali ilir meta ilir meta i dehur

Sondazh

Poll