Aktualitet

“Ai që më tregon ku është djali, do i jap edhe jetën”/ Flet nëna e Danjel Pepajt: Burri ndodhet në Polici, na kanë h

8 Tetor 2020, 10:57 Nga DOSJA
“Ai që më tregon ku është djali, do i jap edhe

SHKODËR- Nëna e Danjel Pepajt, i cili dyshohet se ka ekzekutuar me armë Vilson Çutaj, Klement Pepaj, është shprehur se do japë jepen për atë që i jep lajmin se ku ndodhet i biri.

“Burri është në polici, po jep dëshminë. Na kanë humbur dy djem të fisit dhe një tjetër. Ai që ma jep mua lajmin se ku ndodhen qoftë që janë gjallë qoftë të vdekur, unë do jepja jetën. Jam shumë e sëmurë, mos më ngacmoni. Asnjë informacion s’kemi nga policia. Unë jam e sëmurë, jam në varr. Si nënë mos më bëni të fluturoja para kohe”, ka thënë ajo për Report TV. 

Ndërsa, motra e Klement Pepajt ka deklaruar se i ati i saj është në mal, bashkë me policinë për të kërkuar të rinjtë.

“Babai është në mal tani. Me policinë është duke e kërkuar. Është një zone e pabanuar, shumë lart në Malësi”, ka thënë ajo.

Vilson Pal Çutaj, banues në fshatin Bajzë, Klement Nush Pepaj dhe Danjel Rrok Pepaj, të dy banues në Vrith, janë larguar pa gjurmë dhe prej 4 ditësh, familjarët e tyre nuk dinë asgjë për ta. Dyshohet se dy të rinjtë janë vrarë me armë zjarri nga Danjel Pepaj, për zhdukjen e 50 kg kanabis. Në fakt, Policia po heton në dy pista, ajo e hakmarrjes së Danjel Pepajt dhe pengmarrjës për drogën e zhdukur. Ndërkohë, është ngujuar në banesë babai i Danjel Pepajt, Rrok Pepaj, pasi familjarët e Vilson Çutajt i kërkojnë llogari për zhdukjen e të birit. Po kështu, ai është shoqëruar edhe nga policia,  pasi dyshohet se djali i tij pas krimit të rëndë shkoi në banesë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet tre te vdekurit ne shkoder tre te vdekurit ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Tetor 2020, 10:19

DURRËS- Policia e Durrësit ditën e sotme ka arrestuar 4 persona, ku dy prej tyre ishin shpallur në kërkim kombëtar. Sipas policisë në pranga kanë rënë shte...