Aktualitet

Sherr “live” në studio! Gazetari i kërkon socialistit të vënë bast: Tre të rinjtë u zhdukën për 50 kg drogë. Ndreu

7 Tetor 2020, 19:43 Nga DOSJA
Sherr “live” në studio! Gazetari i kërkon socialistit

TIRANË– Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu dhe gazetari Basir Çollaku janë përplasur me njëri-tjerin lidhur me zhdukjen e dy të rinjve në Malësinë e Madhe. Sherri mes tyre ka nisur në momentin kur Ndreu mori fjalën në studion e “Open” dhe tha se sherri mes të rinjve sipas burimeve të tij ka nisur për 5 kg kanabis. Ndërkohë gazetari ka ndërhyrë dhe i ka kërkuar që të vënë një bast bashkë, pasi ai pretendon për një sasi 10-fish më të madhe.

SHERRI NË STUDIO: 

Basir Çollaku: Ajo që mua më ka befasuar në këtë vit që i ngjan 2016, në prag zgjedhjesh e në prag kulmi hashashi, ajo që më befason është çfarë po bën policia? Policia është kthyer në brigadierë të parcelave. 2016 do zërë vitin e dytë për sasinë e drogës. Vetëm bulevardin nuk e ke të mbjellë me hashash. Grupet kriminale po bëjnë namin.

Pjerin Ndreu: Sipas informacioneve të mia sherri ka nisur për 5 kilogram kanabis

Eni Vasili: 5 kg? Po sa kushton?

Pjerin Ndreu: Disa mijë euro

Basir Çollaku: Edhe më pak se qeveria e merr me shumicë

Pjerin Ndreu: Po na lër tani

Basir Çollaku: Do vëmë një bast  a kanë 5 apo 50 kg kanabis? Meqë janë kthyer dhe kazinotë…

Pjerin Ndreu: Ky është debat banal. Arsyeja ka qënë droga.

Basir Çollaku: Qëndron tek 5 kilogrami?

Pjerin Ndreu: I kam të dhëna thashë, unë jam shumë korrent në të folur. Je konfuz…

Basir Çollaku: Jo, jam i qartë krejt. I qëndroni 5 kilogramësisht?

Pjerin Ndreu: Ti do të më intimidosh mua? Më lër o vëlla rehat. Sipas të dhënave të mia janë 5 kilogram. Ti nuk ke konceptin e të dhënës. Ti e ditke të gjithë ngjarjen. Fantasia jote duhet të jetë e vërteta këtu? Ore po flet gabim!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet basir collaku pjerin ndreu tre te vdekurit ne shkoder basir collaku pjerin ndreu tre te vdekurit ne shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Tetor 2020, 14:53

TIRANË– Mariglen Deva është 26-vjeçari që humbi jetën ditën e sotme në aksidentin e ndodhur në Borizanë në aksin rrugor Fushë Krujë-Kurbin. I riu, m...