Sport

FOTO/Heroi i Botërorit 2014 me Gjermaninë gjen skuadër, ja me kë ka firmosur Mario Gotze

7 Tetor 2020, 08:20 Nga DOSJA
FOTO/Heroi i Botërorit 2014 me Gjermaninë gjen skuadër, ja me

HOLANDË– Mario Gotze ka vendosur të vijojë karrierën e tij në kampionatin holandez, pasi ka nënshkruar për dy sezone me skuadrën e PSV Eindhoven.Futbollisti ishte i lirë, pasi i kishte përfunduar kontrata me Borussian e Dortmundit dhe pasi priti deri në ditën e fundit të merkatos, vendosi t’u bashkohet holandezëve, ku edhe u prezantua zyrtarisht mbrëmjen e djeshme.

Mario Gotze debutoi me verdhezinjtë në 2009-ën dhe qëndroi deri në 2013-ën, për t’u transferuar më pas te Bayern Mynih ku qëndroi për 3 sezone.Kulmi i karrierës së fantazistit ishte verën e 2014-ës, kur shënoi golin e finales së Kupës së Botës përballë Argjentinës dhe i dha Gjermanisë trofeun, por më pas karriera e tij mori tatëpjetën në mënyrë të çuditshme dhe në verën e 2016-ës u rikthye sërish te Borussia e Dortmundit.

Edhe këtë herë qëndroi për 4 sezone me fanellën e verdhezinjve, por pa arritur të shndërrohet në titullar dhe drejtuesit e Dortmundit nuk ia rinovuan kontratën.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport gjermani gotze psv gjermani gotze psv

Sondazh

Poll

Sport 6 Tetor 2020, 14:52

SHKODËR-Vllaznia është konsideruar si “djepi” i futbollit shqiptar. Kjo për vetë faktin se është një nga klubet që prodhon më shumë se çdo skuadër t...