Aktualitet

Palestinezi dhe marokeni konfliktohen me thika në Tiranë, njëri përfundon në burg tjetri në spital

7 Tetor 2020, 13:22 Nga DOSJA
Palestinezi dhe marokeni konfliktohen me thika në Tiranë, njëri

TIRANE– Një palestinez ka qëlluar me thikë një djalë të ri me origjinë nga Maroku. Ngjarja e ndodhur në kryeqytet ka bërë që palestinezi të arrestohet nga policia ndërsa marokeni të përfundonte në spital.

Forcat e policisë bëjnë me dije se sherri ka ndodhur në bulevardin “Bajram Curri”, ku palestinezi qëlloi me thikë 17-vjeçarin nga Maroku.

Njoftimi i policisë: 

Bien në prangat e policisë 9 shtetas dhe procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë kanë evidentuar dhe goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Pas informacioneve të marra në rrugë operative, është organizuar puna dhe si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi R. T., 22 vjeç dhe janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit I. S., E. D., A. S. dhe A. G. Shërbimet e Policisë e kanë konstatuar shtetasin R. T., poshtë një pallati në zonën e Laprakës, duke i shitur lëndë narkotike shtetasve I. S., E. D., A. S. dhe A. G. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit R. T., Policia gjeti dhe sekuestroi doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, një shumë të konsiderueshme parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale dhe 2 aparate celular.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit palestinez I. H., 21 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), një shtetas të mitur 17-vjeçar (maroken).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sherr marokeni-palestinezi sherr marokeni-palestinezi

Sondazh

Poll