Bota

Policia sulmon me granatë jelekverdhët në Francë, njëri humb dorën (Video)

10 Shkurt 2019, 16:28 Nga DOSJA
Policia sulmon me granatë jelekverdhët në Francë, njëri

Jelekverdhët vijojnë të protestëojnë në Francë dhe tashmë janë në javën e tyre të 13-të. Ndërkohë që dhuna vazhdon të mbizotërojë në këtë protestë, jelekverdhët këtë fundjavë ndodhen përpara Parlamentit. “RT” shkruan se njëri nga protestuesit ka humbur dorën. Kjo ka ndodhur pasi një nga granatat e hedhura nga policia ka shpërthyer në dorën e një jelekverdhi.

Një dëshmitar ka rrëfyer për median franceze tmerrin e atij momenti. “Ai djali po vëzhgonte. Policia mbërriti dhe filloi të hidhte granata. Një granatë fluturoi drejt e nën këmbët e djaloshit dhe ai u përpoq ta shtyjë me dorë, por ajo shpërtheu dhe dora e tij u këput. Ai po bërtiste, pasi ishte në një gjendje të tmerrshme. Ne thirrëm për ndihmë mjekësore dhe erdhën shumë mjekë. Në fillim as nuk e kuptuam nëse ai e kishte apo jo dorën e tij,”– tregon dëshmitari Cyprien Royer.

Qindra protestues të tjerë u përleshën ashpër me policinë, gjatë tentativave për të pushtuar Asamblenë Kombëtare. E nëjta medie raporton se janë arrestuar të paktën 30 protestues, ndërkohë që janë shkatërruar pothuajse të gjitha automjetet që ndodheshin të parkuar përpara Kuvendit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota protesta e jelekverdheve protesta te dhunshme ne france protestuesi humb doren protesta e jelekverdheve protesta te dhunshme ne france protestuesi humb doren

Sondazh

Poll

Bota 9 Shkurt 2019, 21:48

Grabitje me armë në Prishtinë, sulmohet banka

Një bankë është grabitur mbrëmjen e sotme në Prishtinë. Mediat kosovare shkruajnë se ngjarja ka ndodhur pak minuta pas orës 20:00 në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pr...