Bota

Protestat në Beograd/ Vuçiç: Organizatorët gjenden në Kosovë

10 Shkurt 2019, 16:25 Nga DOSJA
Protestat në Beograd/ Vuçiç: Organizatorët gjenden

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka deklaruar se organizatorët e protestave kundër tij në Beograd gjenden në Kosovë.

Mjafton t’i shohësh raportimet e mediave në Kosovës, dhe është e mjaftueshme të zbulosh se kush qëndron prapa atyre protestave, dhe kush e do rrëzimin tim, është shumë e qartë”, ka thënë presidenti serb, shkruan e përditshmja “Tanjug”. Sipas presidentit serb, mediet shqiptare kanë manipuluar edhe numrin e protestuesve.

Presidenti Vuçiç ka theksuar se është e rëndësishme të dihet se pse këto protesta janë organizuar në momentin që Prishtina ka vendosur taksën.

Pse nuk po protestojnë kundër taksës. Serbët në Kosovë janë më të mirët, dhe jam shumë i lumtur për këtë “, ka shtuar më tutje Vuçiç.

Ndërkohë , kujtojmë që në Serbi ka disa muaj që janë duke u organizuar protesta, kundër pushtetit të Aleksander Vuçiç. Një nga kërkesat e protestuesve, ka qenë edhe zbardhja e vrasjes së Oliver Ivanoviçit.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic protestat ne beograd serbi aleksander vucic protestat ne beograd serbi

Sondazh

Poll

Bota 9 Shkurt 2019, 21:48

Grabitje me armë në Prishtinë, sulmohet banka

Një bankë është grabitur mbrëmjen e sotme në Prishtinë. Mediat kosovare shkruajnë se ngjarja ka ndodhur pak minuta pas orës 20:00 në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pr...