Bota

Grabitje me armë në Prishtinë, sulmohet banka

9 Shkurt 2019, 21:48 Nga DOSJA
Grabitje me armë në Prishtinë, sulmohet banka

Një bankë është grabitur mbrëmjen e sotme në Prishtinë. Mediat kosovare shkruajnë se ngjarja ka ndodhur pak minuta pas orës 20:00 në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë.

Në kohën kur punëtorët e një kompanie ishin duke depozituar para në bankë, janë grabitur nga persona të armatosur. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Hameti e ka konfirmuar rastin. 

“Rreth orës 20:00 në rrugën ‘Bill Clinton’ në Prishtinë, derisa punëtorët e një kompanie kanë qenë duke deponuar paratë në filialin e një banke, të njëjtit dyshohet së janë grabitur nga persona të armatosur,”-ka thënë Ahmeti.

Sipas saj, Policia ka nisur një hetim lidhur me rastin dhe po punon për identifikimin e të dyshuarve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni flora ahmeti grabitet banka ne prishtine grabitje me arme flora ahmeti grabitet banka ne prishtine grabitje me arme

Sondazh

Poll