Bota

Shpërthen eksplozivi në oborrin e shtëpisë, 4 te plagosur

10 Shkurt 2019, 14:38 Nga DOSJA
Shpërthen eksplozivi në oborrin e shtëpisë, 4 te plagosur

KOSOVE- 4 persona janë plagosur nga shpërthimi i eksplozivit në oborrin e një shtëpie në Kërpimeh të Podujevës, në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës rreth orës 14:00 ku mësohet se 4 persona, 2 gra dhe 2 burra,  janë lënduar nga shpërthimi i eksplozivit.

Identiteti i të plagosurve ende nuk bëhet i ditur, ndërkohë sipas raportimit të policisë ata janë shoqëruar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Rastin e ka raportuar një banor i zonës, i cili ka thënë se vajza e tij  ishte duke pastruar oborrin e shtëpisë, kur ka parë një objekt të dyshimtë.

Policia po vazhdon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kosove shperthim me eksploziv ne podujeve kosove shperthim me eksploziv ne podujeve

Sondazh

Poll

Bota 9 Shkurt 2019, 21:48

Grabitje me armë në Prishtinë, sulmohet banka

Një bankë është grabitur mbrëmjen e sotme në Prishtinë. Mediat kosovare shkruajnë se ngjarja ka ndodhur pak minuta pas orës 20:00 në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pr...