Aktualitet

APP padit kryetarin e Bashkisë Shijak dhe 20 punonjës: Ka shpërdoruar detyrën

16 Prill 2019, 13:25 Nga DOSJA
APP padit kryetarin e Bashkisë Shijak dhe 20 punonjës: Ka

TIRANË- Agjencia e Prokurimit Publik ka gjobitur dhe paditur sot 20 punonjës dhe kryetarin e Bashkisë Shijak. Dosja.al mëson se APP ka paditur Adrian Kokomanin për shpërdorim detyre dhe parregullsi.  Kjo padi ka ardhur pas auditimin të kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për periudhën 2016-2019.

Nga auditi i bërë nga KLSH, siç thuhet dhe në raport konstatohet se janë konstatuar gabime në planifikimin dhe realizimin e të ardhurave në zhvillimin dhe në procedurat e prokurimit publik dhe zbatimit të kontratave të punimeve.

PJESË NGA AUDITI I KLSH

AUDITIMIN E USHTRUAR NË BASHKINË SHIJAK ME OBJEKT “AUDITIM FINANCIAR PËR PERIUDHËN 01.01.2017-31.12.2017 DHE PËRPUTHSHMËRIE

(PROKURIMET DHE TË ARDHURAT) PËR PERIUDHËN 01.01.2016-30.09.2018. Nga auditimi i ushtruar në Bashkinë Shijak, rezultuan devijime nga kuadri ligjor dhe rregullator në fuqi (kriteret), të cilat në gjykimin profesional të audituesit të pavarur janë materiale, jo të përhapura, në llogaritë vjetore, efektet e të cilave justifikojnë dhënien e një opinioni të kualifikuar. Fusha kryesore në të cilat janë konstatuar gabime janë në planifikimin dhe realizimin e të ardhurave në zhvillimin dhe në procedurat e prokurimit publik dhe zbatimit të kontratave të punimeve.

Pasi u njoha me Raportin Përfundimtar të Auditimit dhe Projektvendimin e paraqitur nga Grupi i Auditimit të Departamentit të Auditimit të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore, shpjegimet e dhëna nga subjekti i audituar, si dhe vlerësimet mbi objektivitetin dhe cilësinë e auditimit nga Drejtori i Departamentit të mësipërm, Drejtori i Departamentit të Metodologjisë, Standardeve dhe Sigurimit të Cilësisë të Auditimit, si dhe Drejtori i Përgjithshëm, në mbështetje të neneve 10, 15, 25 dhe 30, të ligjit nr. 154/2014 miratuar në datën 27.11.201.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardian kokomani auditimi i klsh bashkia shijak shperdorim detyre ardian kokomani auditimi i klsh bashkia shijak shperdorim detyre

Sondazh

Poll