Politike

Lë Presidencën për postin e ministrit të Brendshëm? Meta paralajmëron lëvizjen: Pas 25 prillit shkoj në Kuvend. Rama pun

6 Tetor 2020, 19:41 Nga DOSJA
Lë Presidencën për postin e ministrit të Brendshëm?

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar për një vizitë me dyer të mbyllura në Kuvendin e Shqipërisë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Pa i sqaruar zërat nëse do të shkojë në cilësinë e presidentit, apo të ministrit të Brendshëm (ashtu siç u përfol në media), Meta shtoi se opozita kishte faj për pushtetin që kishte marrë kryeministri Edi Rama. 

Në fjalën e tij, kreu i shtetit vlerësoi punën që kryeministri bën për të vënë në vështirësi opozitën e vendit. 

Sonila MEÇO: Opozita i la fushën e hapur Ramës…

Ilir META: Pavarësisht se ka gjithçka dhe të gjithë pushtetet. Ai prapë punon natë e ditë për ta ngushtuar, provokuar, përçarë dhe blerë opozitën. Atëherë opozita e ka të domosdoshme që të jetë e organizuar, pa gjumë, e përgatitur. Në parlamentin e ardhshëm do të shkoj të bëj një seancë me dyer të mbyllura. Do shkoj pas 25 prillit në cilësinë e presidentit dhe gjithë cilësitë e mia.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta edi rama ilir meta

Sondazh

Poll