Aktualitet

SKANDAL në MPEJ, Gent Cakaj u bë 3 muaj me vonesë zv.ministër… shkarkimet dhe heqja e targave CD të paligjshme

16 Prill 2019, 11:58 Nga DOSJA
SKANDAL në MPEJ, Gent Cakaj u bë 3 muaj me vonesë

TIRANE-Ajo që po ndodh me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, është shndërruar tashëe në skandal.

Historiani Kastriot Dervishi, ka sjellë në vëmendje që deri tani nuk ka patur asnjë akt të ligjshëm për kalimin e detyrës së Ministrit të jashtëm, nga Edi Rama që u dekretua nga Presidenti tek Gent Cakaj.

Neni 29 i Kodit të proçedurave administrative e kërkon publikimin e vendimit në Fletoren Zyrtare, ndryshe nuk njihet ligjërisht asnjë akt.

Publikimi nga Qeveria është bërë vetëm dje, siç mund ta shihni në fletoren zyrtare të datës 15 prill.

Pra deri dje, nuk ka patur kalim të ligjshëm të detyrës, zëvendësministri Cakaj, ka qenë akoma zëvendësministër, nuk ka patur kompetencat e Ministrit, dmth nuk ka patur kompetencat për të lëvizur 25 diplomatët, për të hequr targat diplomatike apo pasaportat e shërbimit.

Deri dje, në 15 prill, Cakaj nuk e ka patur tagrin të shkojë në Samitin e Varshavës dhe as të përfaqësojë Shqipërinë në NATO, në samitin jubilar në New York.

Asnjë letër e firmosur me tagrin e Ministrit të Deleguar nuk ka patur vlerë deri dje, por mesa duket nuk do të ketë as sot.

Urdhërat e publikuar në Fletoren zyrtare, me numër 67 dhe 69, i kanë ndarë kompetencat e Ministrit, 5 për zëvendësministrin Cakaj dhe 4 për Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë.

Rrjedhimisht ai nuk mund të marrë titullin ministër, përderisa nuk gëzon kompetencat e tij.

Për më tepër, urdhëri nuk i referohet as Kushtetutës dhe as ndonjë ligji që e lejon transferimin e Kompetencave, sepse nuk ka asnjë term Ministër i deleguar në legjislacionin shqiptar.

Të gjitha këto, e kanë vendosur jo vetëm MEPJ, por edhe Kryeministrin në paligjshmëri të plotë. Një paligjshmëri që, ndryshe nga të tjerat, shëtit nëpër botë.

Dy “ministra në detyrë” për një detyrë
Zëvendësministri Centi Cakaj ushtron pjesërisht qysh prej janarit të këtij viti detyrat e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme. Me këtë rast është shpikur fjalia mediatike “ministri në detyrë”, e cila jo vetëm nuk shkon nga ana gjuhësore, por është edhe koncept i paligjshëm.
Si studiues i historisë së shtetit shqiptar (shënoj gjithë aktet që lidhen me administratën e lartë) vërejta se akti i delegimit nuk po botohej në “Fletorja Zyrtare”, kusht i domosdoshëm sipas nenit 29 të ligjit nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.
Nuk janë dhënë kurrfarë arsyesh për vonesën e jashtëzakonshme, duke vënë në diskutim ligjshmërinë e gjithë akteve të dala gjatë kësaj periudhe. Është rast i rrallë, mbase i vetmi.
Më në fund, pas 3 muajsh, dje më 15.4.2019, në numrin 50 të “Fletorja Zyrtare” u botuan urdhrat e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, për delegim kompetencash nga ai te zëvendësministri dhe sekretari i përgjithshëm i ministrisë. Konkretisht:
-Urdhri nr.67, datë 23.1.2019 i delegon zëvendësministrit Genti Cakaj, 5 funksione kompetenca.
-Urdhër nr. 69, datë 30.1.2019 i delegon sekretarit të përgjithshëm të ministrisë në fjalë (delegim pa emër personi), 4 kompetenca.
Nga krahasimi i pamjeve filmike të delegimit të detyrës dhe akteve të nxjerra, rezultojnë mospërputhje, ndërsa dyshimi se urdhrat mund të jenë bërë vetëm ditët e fundit është gjithnjë i arsyeshëm.
Përderisa nuk njihet urdhri nr.68, kushedi çfarë mund të përmbajë ai. Pra dy funksionarët e lartë kanë ndarë përgjysmë kompetencat e ministrit. Sipas gjuhës që kanë shpikur vetë, duhet të ketë dy “ministra në detyrë”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet delegimi i kompetencave gent cakaj delegimi i kompetencave gent cakaj

Sondazh

Poll