Aktualitet

Masakra e Selenicës/ Shtyhet për në 7 maj seanca e radhës ndaj Ritvan Zykajt, ‘braktiset’ nga avokati

16 Prill 2019, 12:07 Nga DOSJA

VLORË-  Shtyhet për në datën 7 maj,  seanca gjyqësore ndaj Ritvan Zykajt, autorit të masakrës së Selenicës, i cili akuzohet për vrasjen e  tetë familjarëve më 10 gusht të vitit të kaluar.

Në nisje të seancës, u kërkua shtyrja e saj për shkak të mosparaqitjes së avokatit mbrojtës, gjë për të cilën edhe Ritvan Zyka tha “po-në” e tij. 

Por gjykata vendosi ta zëvendësojë mbrojtjen, kjo pasi edhe seanca e radhës së kaluar u shty për të njëjtën arsye. Seanca vijoi në prani të avokatit të ri vetëm me pyetjen e dëshmitarit të vetëm të paraqitur në seancë, Fiqiri Seriani.

Në fjalën e tij fqinji i të riut nga Selenica tha se nuk kishte mundësi financiare të paraqitej sërish në gjyq. Komshiu ishte i vetëmi dëshmitar pjesa e mbetur e familjes Zykaj tanimë ndodhet jashtë shtetit.

“E kam tokën afër atje.Vendi ishte rrethuar me polici atje dhe nuk pashë asnjë atje. Familjarët e tij kanë ikur të gjithë. Askush nuk jeton më atje”, tha dëshmitari.

Deri më tani lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në Selenicë, janë zhvilluar dy seanca paraprake, por pa praninë e autorit të masakrës, i cili vijon të mbahet i izoluar në dhomat e paraburgimit të Vlorës.

Masakra e Selenicës ndodhi në datë 10 shkurt në fshatin Resulaj të Selenicës,ndërsa Ritvan Zykaj vrau me armë zjarri tetë persona, nga të cilët dy të mitur.

Demir Zykaj 76 vjeç, Perri Zykaj 76-vjeç ; Besim Zykaj 45-vjeç (i biri), Vasilika Zykaj 40 vjeç (bashkëshorte e Besimit), Sara Zykaj 17 vjeçe (vajza e Besimit) Ledion Zykaj 6 vjeç (djali i Besimit); Azem Zykaj 49 vjeç (i biri), Afërdita Zykaj 47-vjeç (bashkëshorte e Azemit), ishin 8 personat që u vranë nga dora e Ritvan Zykajt.

Me viktimat, autori i masakrës kishte lidhje të ngushta familjare. Në dëshminë e tij, Zykaj ka deklaruar kushërinjtë i vrau sepse e kishin akuzuar për vjedhjen e disa pulave. Pasi kreu masakrën, Zykaj u arratis në fshat duke u kapur nga policia vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e vlores masakra e selenices ritvan zykaj vlore gjykata e vlores masakra e selenices ritvan zykaj vlore

Sondazh

Poll