Aktualitet

Akuzohet se vrau dy kushërinjtë, flet për herë të parë babai i Daniel Pepajt: Djalin ma rrahën e ma futën në bagazh mak

6 Tetor 2020, 11:35 Nga DOSJA
Akuzohet se vrau dy kushërinjtë, flet për herë të

SHKODËR– Rrok Pepaj, babai i Daniel Pepajt, një prej tre të zhdukurve në Malësinë e Madhe që akuzohet për vrasjen e dy kushërinjve të tij, ka folur për herë të parë. Në një deklaratë për FaxNews, Rrok Pepaj shprehet se dy të rinjtë e tjerë, Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, ia kanë marrë të birin, ia kanë rrahur dhe ia kanë futur në një bagazh makine. Ai shton gjithashtu se sherri ka ardhur për kanabisin.

Këtë të shtunë, në datën 3 djalin tim e kanë dhunuar Klementi dhe Vilsoni me të vëllanë, dhe me një grup tjetër. Ngjarja që e kanë rrahur djalin ka ndodhur në Bajzë, e kanë futur në bagazhin e makinës, dhe kur kanë shkuar në mal nuk jam më në dijeni se çfarë ka ndodhur. Mendoj se kjo ka ndodhur për parcelat e drogës, ne nuk ia kemi ditur këtë gjë. Nuk e di që të kenë pasur ndonjë debat tjetër, në asnjë mënyrë nuk do ia pranoja djalit këtë. Tani e mësova që është marrë me këtë punë, dhe që e kanë hetuar për këtë punë (te mbjellat me kanabis). Unë nuk kam dijeni se e ka bërë djali im këtë, por mund ta ketë bërë në nerva e sipër nëse e kanë rrahur. Unë e dija se djali prej dy javësh ishte në punë në Malin e Zi. Ne djemtë nuk na kanë pyetur për asgjë, nëse djali im e ka bërë këtë punë, të shkojë dhe të dorëzohet në Polici. Mua më ka ardhur Policia natën, dhe iu kam thënë për të gjitha siç po ua them juve këtu, unë uroj që të gjithë të jenë gjallë,”- u shpreh Rrok Pepaj që nuk i mbajti dot lotët.

Vilson Pal Çutaj, banues në fshatin Bajzë, Klement Nush Pepaj dhe Danjel Rrok Pepaj, të dy banues në Vrith, janë larguar pa gjurmë dhe prej tre ditësh, familjarët e tyre nuk dinë asgjë për ta. Dyshohet se tre të rinjtë kanë pasur konflikte për kanabisin. Konkretisht Vilsoni dhe Klementi akuzonin Danielin se u kishte vjedhur kanabis nga parcelat dhe e kanë rrahur atë. Ky i fundit, mendohet t’i ketë vrarë në shenjë hakmarrjeje dhe të jetë larguar drejt Malit të Zi. Babai i Klementit kërkoi ndihmë nga shteti. Bashkë të shoqen ai kërkoi që dy djemtë e zhdukur të kthehen në shtëpi, edhe pse të vdekur.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet daniel pepaj rrok pepaj shkoder tre te vdekurit ne shkoder daniel pepaj rrok pepaj shkoder tre te vdekurit ne shkoder

Sondazh

Poll