Art&Argëtim

Shkrumbimi i ‘Notre Dame’, Maks Velo: Ndenja duke e parë deri sa u shua shkëndija e fundit

16 Prill 2019, 11:52 Nga DOSJA
Shkrumbimi i ‘Notre Dame’, Maks Velo: Ndenja duke e parë deri

TIRANË– Arkitekti Maks Velo ka folur për gazetaren Valeria Dedaj në Report Tv për djegien e Katedrales së Notre Dame në Paris.

Teksa shpjegonte dëmin kolosal që i kishte ndodhur kulturës botërore, Velo ka rrëfyer edhe ankthin e tij gjatë ditës së djeshme.

“Mbrëmë u befasova! Unë ndenja duke e parë deri sa u shua edhe shkëndija e fundit dhe derisa iku Macron. Tani thonë se flakët janë aksidentale. Mund të jetë aksidentale por edhe ISIS ka parandaluar më parë. Megjithatë nuk e besoj se e kanë bërë atë. Dëmi është i jashtëzakonshëm. Për mua ‘Notre Dame’ është simbol i krishterimit.”

Zjarri në ‘Notre Dame’ nisi pasditen e djeshme nga një papafingo e katedrales, megjithatë ende nuk dihen shkaqet e vërteta të zjarrit. Ajo që ra e para ishte kupola e katedrales, e cila shtoi edhe më shumë flakët. Kupola e katedrales ishte 93 metra e lartë dhe konsiderohej ndryshe si simboli i qytetit të Parisit. Kohët e fundit, Katedraleja po i nënshtrohej një rikonstruksioni që kushton 11 milionë dollarë ndërsa punimet e rinovimit pritet të përfundojnë rreth vitit 2022.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture maks velo paris shkrumbohet notre dame velo per notre dame maks velo paris shkrumbohet notre dame velo per notre dame

Sondazh

Poll