Art&Argëtim

Fotoja që s’duhet të ishte shkrepur kurrë! Kryebashkiaku i Kukësit dhe ministri Majko më afër seç duhet

16 Prill 2019, 09:48 Nga DOSJA
Fotoja që s’duhet të ishte shkrepur kurrë! Kryebashkiaku i

KUKËS– Në qytetin e Kukësit u zhvilluan festime lidhur me 20-vjetorin e eksodit të shqiptarëve të Kosovës, gjatë luftës në 1998-1999. (Lexo këtu)

Fotoreporteri i Dosja.al, Bekim Bici ka shkrepur një foto pak të sikletshme të kryebashkiakut Bashkim Shehu me ministrin e Diasporës, Pandeli Majkon. Në foto Majko dhe Shehu janë krah njëri-tjetrit madje pak më pranë seç duhet.

Por edhe pse pozojnë të buzëqeshur, Shehu nuk i ka kursyer thumbat ndaj Majkos duke i thënë: Ne jemi barbarë por foto po bëjmë.

Thumbi i tij lidhet me deklaratat e kryeministri Edi Rama pas protestave në Kukës gjatë takimit të tij me qyetatarët në aeroportin e qytetit.

16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert e veta për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova. Majko është i pranishëm për shkak të postit të ministrit të Diasporës por edhe pse gjatë kohës së luftës së Kosovës, ai ka mbajtur postin e kryeministrit.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

virale virale bashkim shehu debimi i shqiptareve te kosoves eksodi 99 kukes majko foto me shehun pandeli majko bashkim shehu debimi i shqiptareve te kosoves eksodi 99 kukes majko foto me shehun pandeli majko

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 15 Prill 2019, 20:58

Mos u mërzisni për Notre Dame

Në të gjitha mediat botërore, shkumbimi i Katedrales së Notre Dame ka bërë xhiron. Teksa të gjithë shpreheshin shumë të mërzitur për zhdukjen e historisë botëro...