Art&Argëtim

Plas sherri me Ermal Fejzullahun pas komentit ‘racist’, Olti Curri: Ka mbetur të komentoj ‘o b*l’

16 Prill 2019, 07:38 Nga DOSJA
Plas sherri me Ermal Fejzullahun pas komentit ‘racist’, Olti Curri:

E gjitha nisi nga një koment i këngëtarit, Ermal Fejzullahu në foton e Faton Shoshit. Ky i fundit kishte shpërndarë një foto me një person me ngjyrë dhe Ermali ka shkruar:

“Thuj le të qeshë pak se s’po dihet çka është.”

Por, ka qenë blogeri, Olti Curri që ka bërë një status për këtë duke e kritikuar për batutën e pavënd.

“Ça po më shohin sytë. Ermal fejzullahu, djali bjond i suedizit bardhosh dhe sykaltër, Sabri Fejzullahu, bën batutë për ngjyrën e errët të lëkurës së dikujt!!!

Tani ka mbetur të komentoj unë të shëndoshët: O bol”-shkruan Olti Curri në profilin e tij në Instagram.

Kjo ka sjellë një reagim të këngëtarit Ermal Fejzullahu që e quan të gjithë situatën një shaka:

“Të kuptuarit e batutave është një aftësi në vete! Përpiqu të kuptosh se ngjyra e lëkurës, në të cilën ti vë theks, asnjëherë nuk është batutë, është racizëm! Unë racist nuk kam qenë ndonjëhere.
Që të jesh më afër kapjes së batutës shiko qëndrimin e protagonistëve në foto.”

Megjithatë, blogeri i qëndron gjithmonë mendimit të tij dhe i ka replikuar në një koment këngëtarit.

“Ka vetem një problem që batuta nuk ishte batutë dhe të paktën pranoje që po e bera edhe punë e madhe. Jam i sigurtë që mund të bësh batuta spektakolare pa u ndal te ngjyra, pesha, pasuria , varfëria, flokët apo tullacllëku i dikujt.”-ka shkruar Olti Curri.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ermal fejzullahu koment racist olti curri replika ermal fejzullahu koment racist olti curri replika

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 15 Prill 2019, 20:58

Mos u mërzisni për Notre Dame

Në të gjitha mediat botërore, shkumbimi i Katedrales së Notre Dame ka bërë xhiron. Teksa të gjithë shpreheshin shumë të mërzitur për zhdukjen e historisë botëro...