Art&Argëtim

Pas Ledri Vulës, Dafina Zeqiri iu drejtohet repereve shqiptare: Mos e poshtroni njera-tjetrën!

16 Prill 2019, 10:48 Nga DOSJA
Pas Ledri Vulës, Dafina Zeqiri iu drejtohet repereve shqiptare: Mos e

Pak ditë më parë Ledri Vula ishte i ftuar në emisionin ‘NIN’ ku foli për jetën e tij profesionale, për dashurinë dhe planet e së ardhmes. Por deklarata e tij opër muzikën shqiptare nuk u prit aspak mirë, ndaj Ledri vendosi të sqarohej përmes një postimi.

“Më vjen keq që një fjali e imja në ‘NIN’ është keqkuptuar edhe pse as me këngët e mia, e as vet si person unë nuk i ofendoj jo vetëm reperet, por askënd nga gjinia femërore. Të mendoja që femrat nuk bëjnë rep të mirë nuk kisha bërë këngë me Tayna-n. Unë e kisha për fjalorin që përdoret. Po më bezdis që edhe femrat e kanë marrë atë zanat të keq të përdorimit të sharjeve si ne. E di që munden të bëjnë reptura më të mira, pa qenë nevoja të shajnë, se fjalorin e kemi mjaft të pasur. Ne na dëgjojnë edhe fëmijët dhe familjet e tyre, prandaj edhe po e them këtë gjë. Ju që po e ngrini këtë pluhur, kthehuni edhe shikoni të gjitha tekstet e këngëve të mia dhe pastaj gjykoni!”

Kështu Dafina Zeqiri e nisi ditën me një postim në Instastories, ku shprehet e lumur që ka kaq shumë repere shqiptare ditët e sotme.

“Dua t’u them të gjithave kolegeve të mia repere: Bëni rep! Bëni qejf! Ka konkurrencë sa të doni (sidomos djemtë), por mos e poshtëroni njëra-tjetrën pasi ne kemi nevojë për njëra-tjetrën. Karakteri është trashëgimia juaj.”- shkruan Dafina.

“Më vjen mirë që po ka femna repere që nuk shprehin pendesë, se ka pas një mungesë shumë të madhe. Jena msu me ngu muzikë anglisht ku gjithmonë ka pas hip hop/rap femna/meshkuj. Po te na? Jo. Jena kon shumë pak veta, t’flas për veti që e kena bo/dhe e bojna për qejf! Unë thjesht dua t’ju them të gjithave femrave repere shqiptare që: bëni rep. Bëni qejf!”- shkruan Dafina Zeqiri në postimin e saj.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dafina zeqiri ledri vula muzika shqiptare dafina zeqiri ledri vula muzika shqiptare

Sondazh

Poll