Aktualitet

Ambasadori i OSBE nga Shkodra: Po tentojmë me çdo formë të ulim palët në dialog

16 Prill 2019, 11:04 Nga DOSJA
Ambasadori i OSBE nga Shkodra: Po tentojmë me çdo formë të

SHKODËR- Ambasadori i OSBE Bernd Borchard ka deklaruar nga Shkodra se po tentonte që në çdo formë që të ulte palët politike në dialog për të zgjidhur krizën.

Jemi duke nxitur të gjithë forcat politike që të hyjnë në zgjedhje. Po nxisim dialogun,”-u shpreh ambasadori Borchard. 

I pyetur nëse do të kishte zgjedhje lokale pa pjesëmarrjen e opozitës, ambasadori tha me nota humori se nuk kishte një glob magjik përmes të cilit të mund të parashikonte të ardhmen.

Sa i përket vjedhjes së votave në zgjedhjet e kaluara të përgjithshme, Borchardt tha se të gjitha partitë kanë pasur përfaqësues në KQZ dhe i kanë njohur zgjedhjet e vitit 2017.

Opozita vendosi të digjte mandatet më 21 shkurt pasi sipas tyre parlamenti ishte ‘pushtuar’ nga krimi. Opozita dogji mandatet dhe ka dalë në rrugë në protesta sa herë ka seanca plenare. Opozita kërkon largimin e kryeministrit Rama dhe zgjedhje të parakohshme përmes një qeverie kalimtare. Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama është shprehur i vendosur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme. Megjithatë ai sfidoi opozitën se nëse në zgjedhjet lokale do të merrnin një bashki më shumë në shtator të kishin zgjedhje të parakohshme. Të gjithë ndërkombëtarët e kanë cilësuar të gabuar vendimin e opozitës për të djegur mandatet. ndërsa ish-presidentët Alfred Moisiu dhe Rexhep Mejdani janë shprehur se presidenti Meta duhet që të mbledhë palët për të arriur një zgjidhje. Meta ka bërë thirrje për dialog, të cilat brenda disa orësh janë refuzuar nga vetë Basha. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bernd borchard djegia e mandateve te opozites kriza politike zgjedhjet lokale 2019 bernd borchard djegia e mandateve te opozites kriza politike zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll