Aktualitet

U pikas se kishte armë, 29-vjeçari largohet me vrap, si u arrestua brenda pak minutave në Vlorë (VIDEO)

16 Prill 2019, 09:07 Nga DOSJA
U pikas se kishte armë, 29-vjeçari largohet me vrap, si u arrestua

Vlorë- Në prangat e policisë së Vlorës ka rënë një 29-vjeçar pasi lëviste nëpër qytet me armë me vete. Policia njofton se 29-vjeçari me iniciale E.H është arrestuar në flagrancë dhe i është sekuestruar edhe një armë zjarri tip pistoletë. Sipas policisë ai është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Njoftimi i policisë:

Qarkullonte me armë zjarri në qytet, qytetarët njoftojnë Policinë. Tentoi ti largohej Policisë por kapet në flagrancë gjatë ndjekies. 29 vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe 16 fishekë. Në vijim të bashkëpunimit mes Policisë dhe qyetarëve për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë, qytetarët kanë njoftuar Policinë për një shtetas i cili qarkullonte me armë zjarri me vete në zonën e Ujit të Ftohtë.

Menjëherë janë organizuar shërbimet e policisë, të cilët kanë konstatuar pranë një lokali në Ujin e Ftohtë Vlorë personin e dyshuar, i cili sapo ka parë Policinë ka tentuar të largohet.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje ku kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të shtetasit E.H., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi E.H., gjatë tentativës për ti shpëtuar Policisë, ka hedhur në tokë armën e zjarrin tip pistoletë CZ-P09, me 16 fishekë.

29 vjeçari ka qenë edhe më parë i arrestuar nga Policia për armëmbajtje pa leje në vitin 2012.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Policia e Vlorës falënderon qytetarët për besimin dhe bashkëpunimin dhe fton cilindo për të denoncuar çdo paligjshmëri duke ju garantuar anonimat të sigurt dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armembajtje pa leje arrestohet 29-vjeçari vlore policia në aksion armembajtje pa leje arrestohet 29-vjeçari vlore policia në aksion

Sondazh

Poll