Politike

Kandidimi i kryetarit në 4 zona zgjedhore, Bylykbashi: OSBE e ka kundërshtuar në 2009, pazar i ulët që Rama të heqë koali

4 Tetor 2020, 15:33 Nga DOSJA
Kandidimi i kryetarit në 4 zona zgjedhore, Bylykbashi: OSBE e ka

TIRANË– Përfaqësuesi i Opozitës në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi ka komentuar miratimin në Komisionin e Ligjeve të propozimit të ri të PS për kandidimin e kryetarit në 4 zona zgjedhore.

Bylykbashi e konsideron këtë detaj si një pazar që kryeministri Edi Rama po bën dhe që sipas tij bie ndesh me rekomandimet e OSBE-së në vitin 2009.

“Dhënia e të drejtës e një kryetari partie për të kandiduar njëherësh në 4 qarqe është një pazar i ulët që Edi Rama ka bërë me qëllim heqjen e koalicioneve me listë të përbërë duke mashtruar shqiptarët se do të hapte listat. Ky pazar, për kandidimin në 4 qarqe të kryetarëve të partive, bie ndesh me rekomandimin nr.2 të vitit 2009 të OSBE/ODIHR për zgjedhjet në Shqipëri. Në atë kohë, ODIHR konsideroi se kjo binte në kundërshtim me parimin e barazisë dhe mosdiskriminit. E çon procesin zgjedhor kundër standardeve të OSBE/ODIHR, sepse e di shumë mirë që koalicioni i opozitës në të 12 qarqet e mund thellë,“-tha Bylykbashi.

Opozita e bashkuar, e përfaqësuar sot nga Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë ngritur zërin kundër kalimit të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor nesër në Kuvend. Të dy njëzëri janë shprehur se ndryshimet janë kundër rekomandimeve të OSBE-ODIHR, por megjithatë me siguri të plotë thanë se edhe pse kryeministri Edi Rama po bën përpjekjet e fundit, opozita do fitojë zgjedhjet e 25 prillit. Kjo pasi vota nuk preket dhe ndërkombëtarët kanë ashpërsuar retorikën e tyre.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike oerd bylykbashi vasili dhe bylykbashi 4 tetor 2020 oerd bylykbashi vasili dhe bylykbashi 4 tetor 2020

Sondazh

Poll