Politike

Kuvendi nesër kalon ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Bylykbashi: Sidoqë ta bëjë sistemin, opozita i fiton zgjedhjet e ardhshme

4 Tetor 2020, 14:16 Nga DOSJA
Kuvendi nesër kalon ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Bylykbashi:

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bykykbashi së bashku me Petrit Vasilin kanë mbajtur një konferencë për shtyp në selinë blu në prag të votimeve në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Sipas Bylykbashit me këtë akt, Rama ka thyer çdo marrëveshje të mëparshme dhe konsensus, dhe e bën këtë për të reduktuar humbjen më 25 prill. Më tej në fjalën e tij, demokrati shtoi se nëse ndryshimet kalojnë, bien ndesh me rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Ndryshimet e njëanshme të Edi Ramës me rregullat e zgjedhjeve kanë për qëllim të reduktojnë humbjen e tij më 25 prill. Asnjë truk dhe asnjë tentativë e Edi Ramës nuk do të ndalë fundin politik të kësaj maxhonance në 25 prill dhe fitoren e opozitës në zgjedhje. Ndryshimet e njëanshme jo vetëm nuk sigurojnë lista të hapura, por u heqin të drejtën partive politike të garojnë të lira në një koalicion, i cili, megjithatë, do ta mundë Edi Ramën në të 12 qarqet e Shqipërisë. Sidoqë ta bëjë sistemin, opozita i fiton zgjedhjet e ardhshme. Nene të veçanta të Kodit që do të miratohen nesër, bien ndesh me rekomandimet e OSBE/ODIHR,”– tha Bylykbashi. 

Opozita e bashkuar, e përfaqësuar sot nga Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë ngritur zërin kundër kalimit të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor nesër në Kuvend. Të dy njëzëri janë shprehur se ndryshimet janë kundër rekomandimeve të OSBE-ODIHR, por megjithatë me siguri të plotë thanë se edhe pse kryeministri Edi Rama po bën përpjekjet e fundit, opozita do fitojë zgjedhjet e 25 prillit. Kjo pasi vota nuk preket dhe ndërkombëtarët kanë ashpërsuar retorikën e tyre.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike oerd bylykbashi vasili dhe bylykbashi 4 tetor 2020 oerd bylykbashi vasili dhe bylykbashi 4 tetor 2020

Sondazh

Poll