Politike

“Ma gjeni një shembull…”/ Opozita e “përgatitur”, prezanton ku bazohet ligjit për koalicionet: “Rosato” u mirat

4 Tetor 2020, 14:30 Nga DOSJA

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylybashi ka risjellë edhe njëherë shembullin e kërkuar nga kryeministri Edi Rama dhe përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri për “formulën” e koalicioneve. Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Bylykbashi u shpreh se koalicioni është marrë nga Italia dhe është miratuar në vitin 2013 me konsensus nga të gjitha palët partiake. 

“Koalicioni me listë të përbërë që është marrë nga Italia dhe sot është në fuqi në Itali. Keni dëgjuar Edi Ramën që thotë se nuk ekziston askund në Europë modeli shqiptar dhe se si do të tërhiqet, nëse ka një vend që e aplikon. Në 2003 këtë model e miratuam me konsensus. Në 2017, Italia miratoi ligjin Rosato, që aplikohet për zgjedhjet për parlamentin italian koalicionin me listë të përbërë, siç e kemi sot. Kjo edhe për të gjitha zgjedhjet në nivel rajonal apo nivel bashkie në Itali. Ligji Rosato dhe Ligji Tatarella aplikohet si me votim të mbyllur, dhe me votim të hapur. Kjo rrëzon tezën e Edi Ramës se për shkak se hapet lista, duhen hequr koalicionet. Është një model që është përdorur në Francë, në Belgjikë. Koalicioni me listë të përbërë është në fuqi në Itali, një nga vendet demokratike të BE,”-u shpreh Bylykbashi. 

Opozita e bashkuar, e përfaqësuar sot nga Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë ngritur zërin kundër kalimit të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor nesër në Kuvend. Të dy njëzëri janë shprehur se ndryshimet janë kundër rekomandimeve të OSBE-ODIHR, por megjithatë me siguri të plotë thanë se edhe pse kryeministri Edi Rama po bën përpjekjet e fundit, opozita do fitojë zgjedhjet e 25 prillit. Kjo pasi vota nuk preket dhe ndërkombëtarët kanë ashpërsuar retorikën e tyre.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike oerd bylykbashi vasili dhe bylykbashi 4 tetor 2020 oerd bylykbashi vasili dhe bylykbashi 4 tetor 2020

Sondazh

Poll