Politike

Kodi Zgjedhor kalon nesër në Kuvend, Bylykbashi: Rama kërkon të reduktojë humbjen, po shkelen rekomandimet e OSBE. Vasili i

4 Tetor 2020, 11:04 Nga DOSJA
Kodi Zgjedhor kalon nesër në Kuvend, Bylykbashi: Rama kërkon

TIRANË-  Përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë dalë në një konferencë për shtyp ku edhe kanë folur lidhur me ndryshimet që pritet të kalojnë nesër në Kuvend në Kodin Zgjedhor. Palët kundërshtojnë me forcë heqjen e koalicioneve të përbëra, megjithatë shprehen të sigurtë se opozita e bashkuar do të triumfojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Si Bylykbashi dhe Vasili janë shprehur të bindur se me marrëveshjen e 5 qershorit, e cila u “bekua” nga ndërkombëtarët vota nuk mund të preket, ndaj kryeministri Edi Rama po tenton që të ndërhyjë në zgjedhje në metoda të tjera. Gjithashtu Bylykbashi i ka kthyer sërish përgjigje, Ramës dhe përfaqësuesit të Partisë Socialiste në Këshillin Politik, Damian Gjiknurit, të cilët i kanë kërkuar një rast të ngjashëm për koalicionet me Shqipërinë. Bylykbashi ka përmendur të ashtuquajturin “Code Rossato” që përdoret në Itali, dhe që është miratuar me konsensus nga palët në vitin 2003.

Ndërsa Vasili ka theksuar faktin që për koalicionet kurrë nuk ka pasur ‘ankesa’ nga ndërkombëtarët, madje formula ka siguruar edhe rotacionin politik. Sa i përket, ndryshimit që kryetari i partisë të kandidojë në 4 qarqe të vendit, Bylykbashi e cilësoi një pazar të ulët duke shtuar se bie ndesh edhe me rekomandimet e ODIHR-it.

Ndërkohë që opozita e bashkuar e kundërshton, PS miratoi në parim dy ditë më parë në Komisionin e Ligjeve, formulën e re të koalicioneve me listë unike, pa mbështetjen as të opozitës parlamentare qe vendosi braktisjen e mbledhjes. PD nga ana e saj kërkon mosprekjen e koalicioneve dhe listat 100% të hapura, e po ashtu edhe ekspertizën e OSBE/ODIHR. Por socialistët janë të vendosur për të çuar deri në fund nismën e tyre. PS negocioi vetëm uljen e pragut nga 3 në 1%, dhe lejimin e garës për kryetarin e partisë deri në 4 qarqe, dy kërkesa këto të opozitës parlamentare.

Për listat, PS ka vendosur ti ndajë në dy pjesë; listë e sigurtë dhe pjesa e poshtme, që mund ta thyejë pjesën e sigurtë me një numër më të lartë se herësi, por jo më shumë se 10 mijë vota. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor pritet të miratohen në Kuvend më 5 tetor.

(F.G/A.K/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike oerd bylykbashi petrit vasili vasili dhe bylykbashi 4 tetor 2020 oerd bylykbashi petrit vasili vasili dhe bylykbashi 4 tetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 4 Tetor 2020, 09:30

TIRANE– Ditën e sotme kryeministri Edi Rama prezantoi në selinë e partisë Socialiste platformën e re të PS-së.Sipas tij, platforma do të lidhë në kohë reale të ...