Politike

Reagon Presidenca pas deklaratës së Ramës: Respekto marrëveshjen e 5 qershorit profet i kokoshkave, më mirë opozitar se tr

4 Tetor 2020, 11:12 Nga DOSJA
Reagon Presidenca pas deklaratës së Ramës: Respekto

TIRANE– Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Rama i cili tha personi më borxhli ndaj Shqipërisë është Meta, pasi Shqipëria e ka bërë kryeministër, kryeparlamentar e tashmë president.

Në reagim thuhet se shqiptarët po bëhen gati për të marrë pjesë në Referendumin më të madh në këto 30 vite kundër bandës, tiranisë dhe këtij Sekti, që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj, as nder.

Postimi i plotë:

RESPEKTO MARRËVESHJEN E 5 QERSHORIT PROFET I KOKOSHKAVE!

Më mirë opozitar se sa tradhëtar, më mirë opozitar se sa kusar, më mirë opozitar se sa zuzar.

Profeti i Kokoshkave nuk ka faj që i ka hyrë tartakuti nga 25 prilli.

Profeti i Kokoshkave i urren zgjedhjet.

Profeti i Kokoshkave ka frikë nga zgjedhjet, edhe në parti.

Presidenti nuk e shpëton dot Profetin e Kokoshkave nga makthet dhe ankthet e tij, sigurisht as nga 25 prilli.

Shqiptarët po bëhen gati për të marrë pjesë në Referendumin më të madh në këto 30 vite kundër bandës, tiranisë dhe këtij Sekti, që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj, as nder, as familje, as Atdhe, as BE dhe as OSBE duke turpëruar edhe karrigen qyl në krye të saj.

ILIR META para se të jetë President dhe opozitar, në radhë të parë është SHQIPTAR.

Leri llogjet dhe respekto Marrëveshjen e 5 Qershorit. Mbaje njëherë fjalën në jetën tënde se e ke edhe me shkrim dhe noterizim!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta tedi blushi edi rama ilir meta tedi blushi

Sondazh

Poll

Politike 4 Tetor 2020, 09:30

TIRANE– Ditën e sotme kryeministri Edi Rama prezantoi në selinë e partisë Socialiste platformën e re të PS-së.Sipas tij, platforma do të lidhë në kohë reale të ...