Politike

Zgjedhjet e 25 prillit, Vasili thumbon Ramën: Ka tmerr përballjen, u qurravit në Kuvend, sëmundja e tij është…

4 Tetor 2020, 14:32 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25 prillit, Vasili thumbon Ramën: Ka tmerr përballjen, u

TIRANË– Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili është shprehur i sigurtë se zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit do të fitohen nga opozita e bashkuar. Në një konferencë për shtyp së bashku me Oerd Bylykbashin, Vasili shtoi se me ndryshimet e bëra deri më tani, askush nuk e prek dot më votën. Më tej ai shtoi se pikërisht ky detaj e kishte shqetësuar kryeministrin Rama, i cili po kërkon të zbusë humbjen e tij. 

PJESË NGA KONFERENCA: 

Vasili: Duhet të jeni të qetë që në ditën e votimit, votën nuk e prek dot njeri. Një ditë pas 5 qershorit, Rama u qurravit në Kuvend. Pra nuk i kemi hapur rrugë Edi Ramës, kemi bërë detyrën deri në fund në Këshill Politik. Të jeni të bindur se nuk i bëjnë derman. Ky (Edi Rama) nuk mban marrëveshje, ky mashtron kudo, është i gatshëm të thyejë çdo rregull nga frika e humbjes. Nuk ka ndërkombëtarë që e mbështesin. Mos u shqetësoni se nuk ka më dyshime. Shqiptarët kuptuan që KP nuk mund të përdorej. Secili nga ata që voton atje, ka përgjegjësi individuale. Kush shkel Kushtetutën, mos sot, nesër jep llogari. Kështu që për këtë gjë ka qarë dhe ulëritur Edi Rama. Kaq! Ka vetëm një sëmundje, nuk do përballje. Çdo përballje për të është tragjedi. Mbas 25 prillit nuk do të marrë më pjesë në asnjë zgjedhje.

Edhe në 2017 e kishit këtë mundësi, po sikur mos t’i fitoni zgjedhjet?

Vasili: Sot ka një bllok të tërë opozitarë dhe një Edi Ramë. Nuk ka pasur një faktor të tillë ndërkombëtar në 2017. E keni dëgjuar gjuhën e Gjermanisë dhe BE sot?

Opozita e bashkuar, e përfaqësuar sot nga Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë ngritur zërin kundër kalimit të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor nesër në Kuvend. Të dy njëzëri janë shprehur se ndryshimet janë kundër rekomandimeve të OSBE-ODIHR, por megjithatë me siguri të plotë thanë se edhe pse kryeministri Edi Rama po bën përpjekjet e fundit, opozita do fitojë zgjedhjet e 25 prillit. Kjo pasi vota nuk preket dhe ndërkombëtarët kanë ashpërsuar retorikën e tyre.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike petrit vasili vasili dhe bylykbashi 4 tetor 2020 petrit vasili vasili dhe bylykbashi 4 tetor 2020

Sondazh

Poll