Politike

Platforma e re interaktive e PS/ Rama: Çdo deputet do votohet brenda partisë, jam në Vlorë që 1 muajsh, Ilir Meta nuk rri r

4 Tetor 2020, 08:38 Nga DOSJA
Platforma e re interaktive e PS/ Rama: Çdo deputet do votohet brenda

TIRANE– Në orën 11:00, në selinë e Partisë Socialise, kryeministri Edi Rama prezantoi platformën online të komunikimit brenda partisë. Kreu i qeverisë shpjegoi se kjo platformë do i lejojë të gjithë anëtarët e PS-së që të bisedojnë dhe të marrin informacion në lidhje me partinë. Gjithashtu Rama zbuloi të veçantën e kësaj platforme online.

Ai tha se çdo anëtar partie do të mund të votojë duke dhënë vlerësimin e tij nga 1 deri në 5 për deputetët që duan të jenë pjesë e ekipit në zgjedhjet e 25 prillit të 2021-it.

Rama deklaroi se nesër Kodi Zgjedhor do të votohet në parlament duke theksuar se në këtë proces kanë qenë shërbëtore të të tjerëve pra dy opozitave, ndërsa sa i takon numrave në Kuvend u shpreh se Lulzim Basha ta mendonte më parë lënien e mandateve.

Gazetarët pyetën Ramën në lidhej me rolin e Presidentit në këtë fushatë e për këtë pyetje kryeministri u shpreh i zhgënjyer dhe i turpëruar duke u shprehur se Meta nxit vetëm sherre. Ndërkohë Rama tha se vrasësit nga lufta e Kosovës ndodhen në Beograd. Për mediat ai u shpreh se luftëtarët e UÇK-së janë çlirimtarë dhe se nuk ishte Kosova që dërgoi tanket në Serbi por e kundërta.

Në përfundim të fjalës së tij, Rama u shpreh se do e pranonte humbjen nëse ndodh me 25 prill, e se e vetmja gjë që do bënte ishte t’i përqafonte shqiptarët duke i falenderuar më pas për mbështetjen që i kanë dhënë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama platforma e re interaktive e ps platforma online e komunikimit e ps edi rama platforma e re interaktive e ps platforma online e komunikimit e ps

Sondazh

Poll

Politike 4 Tetor 2020, 09:30

TIRANE– Ditën e sotme kryeministri Edi Rama prezantoi në selinë e partisë Socialiste platformën e re të PS-së.Sipas tij, platforma do të lidhë në kohë reale të ...