Politike

Rama i përgjigjet ashpër Vulin: Jam neveritur nga reagimi i tij, vrasësit janë në Beograd, ushtarët e Sllobodan Milloshevi

4 Tetor 2020, 10:12 Nga DOSJA
Rama i përgjigjet ashpër Vulin: Jam neveritur nga reagimi i tij,

TIRANE– Kryeministri Edi Rama këtë të diel ka prezantuar platformën e re të Partisë Socialiste, një platformë dixhitale ku do të kenë akses të gjithë anëtarët e kësaj force politike brenda dhe jashtë vendit.

Gjatë pyetjeve të drejtuara nga gazetarët ishte dhe ajo që kishte të bënte me akuzat e ministrit serb të Mbrojtjes Aleksandar Vulin, pas akuzave të këtij të fundit për Shqipërinë e Madhe. Rama tha se lidhur me këto deklarata, që sipas tij shpresonte shumë të ishin meme, duhet të ketë një reagim të prerë nga ana e presidentit serb Vuçiç.

Jam neveritur dje kur kam kuptuar që deklarata e këtij zotërisë nuk ishte meme.  Sepse një anëtar qeverie që përpiqemi të ndërtojmë marrëdhënie të mira bashkëpunimi është një gojë kaq e shthurur dhe një mendje kaq e errët. Ekstremistët shqiptar në Prishtinë më akuzojnë se po punoj për Serbinë e madhe, këta të tjerët më akuzojnë se dua të bëj Shqipërinë e madhe. Presidenti i Serbisë duhet të shprehet për ketë çështje se është ministër i tij i mbrojtjes dhe nuk mund të tolerohen deklarata të tilla. Shengeni rajonal për mua është proces i mbrojtjes së interesave kombëtare dhe rajonale.  Serbia nuk mund të hapi gojën për procesin e shpejtë që bëjmë marrëveshje ne Kosovën. E rëndësishme është lëvizja e lirë e qytetarëve, Shengeni rajonal e heq kufirin me të gjithë.  Porti i Durrësit padiskutim do jetë edhe porti i Kosovës, Bujrum të jetë edhe i Serbisë. Shpresoj të jetë magjarllëku i një individ që ka qenë nën ndikimin e produketeve helmuese ushtarake. Të vazhdojmë e të mos humbasim kohë për arritjen e marrëveshjeve që do u shërbejnë të gjithëve. Nuk jam në këtë proces për ti bërë qejfin njërit apo tjetrit. Jam që Shqipëria të udhëheqë një proces dialogu rajonal”, u shpreh Rama.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama platforma e re interaktive e ps edi rama platforma e re interaktive e ps

Sondazh

Poll

Politike 4 Tetor 2020, 09:30

TIRANE– Ditën e sotme kryeministri Edi Rama prezantoi në selinë e partisë Socialiste platformën e re të PS-së.Sipas tij, platforma do të lidhë në kohë reale të ...

Politike 3 Tetor 2020, 18:22

TIRANË– Familja e Sadri Abazit do të përfitojë plot 600 mijë euro që të bëjë të lumtur qytetarët e Kavajës. Firma e familjes së tij, Alko Impex Const...