Aktualitet

Eksodi 99″/ Sot dy dekada nga dëbimi i shqiptarëve të Kosovës

16 Prill 2019, 08:13 Nga DOSJA
Eksodi 99″/ Sot dy dekada nga dëbimi i shqiptarëve të

KOSOVË- Sot shënohen 20 vite nga eksodi i shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.

Për veç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.

16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert e veta për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova.

Në  kuadër të 20 vjetorit të eksodit, ditën e sotme në Kukës  do të zhvillohet një koncert për të përkujtuar këtë  ngjarje, ku do të  ketë edhe shumë  të ftuar, ku priten të vijnë rreth 100 autobusë nga Kosova, si dhe personalitete të politikës. Me këtë rast në qytetin verior është hapur sot edhe panairi i librit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet debimi i shqiptareve te kosoves eskodi 99 koncert ne kukes debimi i shqiptareve te kosoves eskodi 99 koncert ne kukes

Sondazh

Poll