Aktualitet

Flet Dorian Protoduari: Po bëj burgun e Gjiknurit dhe Qendros, duan të më mbyllin gojën

16 Prill 2019, 08:15 Nga DOSJA
Flet Dorian Protoduari: Po bëj burgun e Gjiknurit dhe Qendros, duan të

Tiranë Një nga protestuesit e arrestuar të Astirit, Dorian Protoduari ka folur nga burgu në lidhje me çështjen e tij dhe arsyet pse po qëndron prapa hekurave.

Protoduri është shprehur se do të kërkojë të drejtën e tij deri në Strasburg pasi po mbahet në burg padrejtësisht. Ai theksoi se në vend të tij duhet të ishin në burg Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro.

“Pres të hapet çështja në shkallën e parë dhe të rikthehet çështja.  Deri në Strasburg do i shkoj çëshjes time, arrestimi ka qenë i paligjshëm, sikur isha kriminel, ndërkohë kapën vetëm Dorian Protoduarin që është vetëm një protestues. Është banesa e dy fëmijëve të mi, Prokuroria nuk ka thirrur asnjëherë të  Gjiknurin dhe Afrim Qebdron, unë po bëj burgun e atyre.  Ata i pret burgu se tjetër nuk ka. Duan të më mbyllin gojën. Çështja imë është politikë që në kohën e Enver Hoxhës. Nuk kanë asnjë provë kundër meje. Akuzohen vetëm si organizator proteste. S’do vdes në burg do e pagujë kush më mban brenda”, u shpreh ai për Fax News.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet afrim qendro damian gjiknuri dorian protoduari protesta te astiri afrim qendro damian gjiknuri dorian protoduari protesta te astiri

Sondazh

Poll