Aktualitet

Grabitën 350 mln lekë në banesën e avokatit, si e kryen vjedhjen autorët, pajisja ruse që përdorën

16 Prill 2019, 08:07 Nga DOSJA
Grabitën 350 mln lekë në banesën e avokatit, si e kryen

Durrës-  Banesa e avokatit nga Durrësi Edmond Saliu është grabitur ditët e fundit. Avokati pretendon se i është vjedhur shuma prej 35 milionë lekë të rinj në banesë, e cila ishte valutë në dollarë e euro dhe letra me vlerë. Sipas tij, autorët kanë marrë kasafortën që mbahej me çelës dhe janë larguar. (lexo këtu)

Dosja.al mëson se ngjarja po mbahet e fshehtë nga policia dhe se as dje as sot nuk ka njoftim nga policia për këtë ngjarje. Sqarojmë se shuma e vjedhur ende është e paqartë pasi kemi vetëm pretendimin e avokatit për shumën.

Si u krye vjedhja?

Dyshohet se autorët janë futur nga dera kryesore, duke e hapur në mënyrë spektakolare, me anë të një pajisjeje që bën të mundur hapjen pa dëmtime të dyerve të blinduara.

Ata kanë shkuar direkt te dhoma e vajzës së avokatit, ku aty kanë marrë edhe kasafortën. 

Bëhet fjalë për një pajisje ruse, e cila ka rënë prej disa kohësh në duart e hajdutëve, të cilët po e përdorin tashmë në masë për të hyrë në banesa të ndryshme jo vetëm në qytetin bregdetar, por edhe në kryeqytet duke i vjedhur ato. Pajisje e cila hap derën me lehtësi dhe pa zhurmë.  Ajo arrin të hapë çdo bravë me anë të vakumit, duke nisur nga dyert e blinduara, kasafortat e deri tek automjetet. 

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edmond saliu policia hesht vjedhje e banesës durrës edmond saliu policia hesht vjedhje e banesës durrës

Sondazh

Poll