Politike

EKSKLUZIVE/ Djali i ish-gjyqtarit FAMOZ Petrit Çeno hyn “kontrabandë” në listat e PD në Durrës, kush e votoi? Skandal a

3 Tetor 2020, 20:34 Nga DOSJA
EKSKLUZIVE/ Djali i ish-gjyqtarit FAMOZ Petrit Çeno hyn

DURRËS-Demokratët kanë nisur një proces të rëndësishëm brenda degëve që prej nisjes së muajit gusht. Anëtarësia propozon emrat e kandidatëve për deputetë, komisioni bën vlerësimin dhe tanimë sërish degët votojnë emrat që kanë kaluar fazat e mëparshme. Radhën për të zhvilluar procesin e votimit e kishte sot Partia Demokratike në Durrës dhe kandidatët e propozuar atje.

Por ndryshe nga qarqet e tjera, në Durrës ka ndodhur një tjetër “incident”. Nga 27 kandidatë për të cilët njoftoi dje zyrtarisht dega e Partisë Demokratike në këtë qark, sot pas votimit numri është rritur në 28.

Por kush është kandidati i minutës së fundit?

Dosja.al ka vëzhguar procesin në Durrës dhe ka parë se emri i shtuar nga PD e qarkut është Enri Çeno. Çeno, djali i ish-gjyqtarit të Apelit Durrës, Petrit Çeno, i njohur gjerësisht për disa çështje, përfshirë edhe skandalin e biletave të Real Madrid-Barcelona, ku Çeno bashkë me dy gjyqtarë të tjerë do të shkonte për të parë ndeshjen me paratë e biznesmenit, Namik Sadiku.

I biri, i njohur për jetën luksoze, pushimet në Majami dhe Montecarlo, e ka për herë të dytë garimin për deputet i këtij qarku. Herën e parë, në 2017, ai nuk ia doli, ndërsa kësaj here ai hyn “kontrabandë” në një listë, ku vetë PD-ja Durrës e mbajti jashtë, e sot emri mbiu nga diku…

A bëhet fjalë për një gabim të degës së Partisë Demokratike Durrës, apo telefonatat e minutës së fundit kanë dhënë efekt rrufe, duke shtuar emra?

Por edhe në këtë rast, mister është fakti se kush e votoi Çenon, kur emri as nuk ishte në listë? Si doli ky emër pas përfundimit të procesit? Këtë sqarim me siguri do e bëjë vetë PD, por pse jo edhe Komisioni i Vlerësimit, nëse do të habiten, që iu vjen një emër që ata as nuk e listuan për tu votuar në Durrës.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike durres enri ceno lista e pd ne durres durres enri ceno lista e pd ne durres

Sondazh

Poll

Politike 3 Tetor 2020, 18:22

TIRANË– Familja e Sadri Abazit do të përfitojë plot 600 mijë euro që të bëjë të lumtur qytetarët e Kavajës. Firma e familjes së tij, Alko Impex Const...