Aktualitet

Iu vuri flakën 8 makinave në Elbasan, arrestohet autori me dy emra, u identifikua brenda 5 minutave

16 Prill 2019, 06:28 Nga DOSJA
Iu vuri flakën 8 makinave në Elbasan, arrestohet autori me dy emra, u

Elbasan– Një 38 vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi akuzohet për  zjarrvënie të qëllimshme të dy mjeteve në orët e para të mëngjesit të sotëm. I arrestuari është Mario Toçi, 38 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm janë djegur dy makina përpara Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Mësohet se është djegur  automjeti tip Volsvagen me Targë, AA 595 KP në pronësi të Hysen Hasekiut. Po kështu nga flakët është përfshirë  edhe mjeti tip Skoda me Targë, AA 702 DL, në pronësi të Bledar Hoxhës.

Por nëpërmjet kamerave të instaluara pranë Drejtorisë së Policisë, policia arriti të identifikojë autorin, Mario Toçi, që mbante edhe emrin Englent, cili rezulton të jetë person me precedentë të mëparshme penale. Ende nuk janë zbardhur shkaqet pse Toçi bëri një veprim të tillë.

Por paraprakisht dyshohet që objektiv të ketë qenë automjeti i Hysen Hysekiut, i cili është pronar i një lokali në Elbasan.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar  “Zjarrvënësi”.Policia e Elbasanit zbadh ngjarjet në fushën e shkatërrimit të pronës me zjarr të ndodhura në qytetin e Elbasanit.

Arrestohet në flagracë 38 vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan,  në  sajë të një pune të mirë-organizuar dhe  intesive disa mujore, si dhe mbi bazën e  informacioneve të marra  në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan  operacionin e koduar  “Zjarrvënësi”, ku u bë arrestimi në flagrancë i   shtetasit M.T., 38 vjeç, pasi  gjatë natës  në lagjen ” 5 Maji”,  dyshohet se ka djegur me zjarr dy automjete.

Nga  veprimet hetimore të kryera  prej disa muajsh në lidhje me zbardhjen e djegies së disa automjeteve të tjera  të ndodhura më parë në  vende të ndryshme të  qytetit të Elbasanit, rezultoi se  shtetasi i mësipërm dyshohet të jetë autor dhe konkretisht:

Më datë 12.02.2019, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar.

Më datë 14.02.2019, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar.

Më datë 09.04.2019, në lagjen “Aqif Pasha”, Elbasan, dyshohet se ky shtetas ka tentuar të djeg një mjet .

Më datë 10.08.2018, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, ka djegur mjetin i cili ishte i  parkuar para banesës.

Më datë 21.11.2018, në lagjen “Partizani”, Elbasan, dyshohet se ka djegur pjesërisht mjeti i cili  ishte i parkuar në rrugë.

Më datë 19.12.2018, në lagjen “Beqir Dardha” , Elbasan, dyshohet se ka djegur mjetin i cili ishte i parkuar para banesës.

Materialet  hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet mario toci englent toçi identifikohet autori zjarr makinave në elbasan arrestohet mario toci englent toçi identifikohet autori zjarr makinave në elbasan

Sondazh

Poll