Aktualitet

Djegia e Notre Dame-it/ Ish-kryebashkiaku i natës ‘shpërthen’ kundër Dakos: Ke 12 vjet që i shk**dhen robt me kulturën

16 Prill 2019, 07:31 Nga DOSJA
Djegia e Notre Dame-it/ Ish-kryebashkiaku i natës

Tiranë- Briken Fejzullai, ish-kryebashkiaku i natës në Bashkinë Tiranë ka reaguar për djegien e katedrales Notre Dame-it në Paris. Ai shprehet se nuk do të ndalojë lotët e vajit për katedralen por thekson se shqiptarët duhet të qajmë  dhe pak për këto muret, kështjellat, apo teatrot  që nuk ruhen në vendin tonë. 

Në këtë reagim ai ka ‘shpërthyer’ edhe kundër kreut të  bashkisë Durrës, Vangjush Dako për rrënojat mijëravjeçare te Veliera. 

“Nuk dua t’ju ndaloj assesi lotët e vajit, për gjëmën e Notre Dame De Paris… thjesht, doja t’ju kujtoja që Gjush Dako; ka 12 vjet që i shk**dhen robt me paramendim, 2 mijë viteve kulture evropiane dhe s’ju kam parë ndonjëherë, të hidhëroheni kaq shumë. Dhe Gjushi, nuk është i vetmi.”, shprehet ai. 

Fjezullai shprehet se me ironi se Rama do të ndërtojnë “6 kulla, me kishën e re moderne brenda, sipas projektit të Bjarke Ingels… natyrisht, dhuruar nga ndërtuesi.”

Reagimi i plotë:

Nuk dua t’ju ndaloj assesi lotët e vajit, për gjëmën e Notre Dame De Paris… thjesht, doja t’ju kujtoja që Gjush Dako; ka 12 vjet që i shk**dhen robt me paramendim, 2 mijë viteve kulture evropiane dhe s’ju kam parë ndonjëherë, të hidhëroheni kaq shumë. Dhe Gjushi, nuk është i vetmi.

Ndaj kështu siç jemi, vazhdojmë e qajmë për Notre Dame (se po nuk qave për një krevepër të tillë të arritjes njerëzore, je i pashpirt) por pastaj, të kujtohemi të qajmë dhe pak për kto muret, kështjellat, apo theatrot tona.

Gjithsesi, pas deklaratave të Macron i cili paralajmëroi një mbledhje ndërkombëtare fondesh për të rindërtuar Notre Dame;
Kalorësi i Nderit i Regjionit të Surrelit ofron zgjidhjen, pa harxhuar asnjë cent nga taksapaguesit francezë, evropianë apo ata botërorë:
6 kulla, me kishën e re moderne brenda, sipas projektit të Bjarke Ingels… natyrisht, dhuruar nga ndërtuesi.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll