Sport

Mediat angleze nxjerrin një prapaskenë interesante, Bale nuk donte të firmoste me Tottenham, priste përgjigjen e…

2 Tetor 2020, 11:30 Nga DOSJA
Mediat angleze nxjerrin një prapaskenë interesante, Bale nuk donte

ANGLI-Mediat angleze kanë zbuluar një prapaskenë të merkatos, me protagonist Gareth Bale, i cili para se të firmoste me Tottenhamin,po priste me padurim të bëhej “Djall”. Uellsiani u lodh duke pritur shefin ekzekutiv të Manchester United, Ed Woodëard, dhe në fund pranoi të rikthehet te Spurs-at.

Drejtuesit e United ishin të fiksuar (dhe janë akoma) pas talentit të Borussias së Dotmundit, Jadon Sancho, ndaj nuk po merrnin një vendim përfundimtar për Bale. Uellsianit ia kishin bërë të qartë se ishte opsion për Man United vetëm nëse do të binte pista “Sancho”.

Në fakt, realiteti po tregon se skuadra e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer po refuzohet nga objektivat e saj kryesorë në sulm, megjithëse ende nuk ka hequr dorë nga Sancho. Vetëm blerja e Donny van de Beek, si përforcim i mesfushës, është e pamjaftueshme për United për të qenë konkurrues në një kampionat ku gara për titullin apo zonën Champions po bëhet shumë e ashpër.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bale manchester united tottenham bale manchester united tottenham

Sondazh

Poll