Sport

TRAGJIKE/ Dikur bënte mrekulli me Milanin e Tassotit, ish-futbollisti kuqezi ndërron jetë në një aksident tragjik

2 Tetor 2020, 10:53 Nga DOSJA
TRAGJIKE/ Dikur bënte mrekulli me Milanin e Tassotit, ish-futbollisti

ITALI-Një aksident tragjik tronditi botën e futbollit në Itali. Ish-futbollisti i të rinjve të Milanit, Matteo Ravetto 36 vjeç dhe Simonluca Agazzone 39 po udhëtonin me makinë gjatë natës pasi goditën disa derra të egër me makinë, duke dalë jashtë rrugës, gjatë mesanatës, teksa nuk arritën t’i mbijetonin plagëve të marra Të dy ishin të njohur dhe kishin përvojë të rëndësishme në karrierën e tyre.

Agazzone dhe suksesi në Viareggio me Milanin e Tassotti

Lindur në Borgomanero më 23 korrik 1981, Simonluca Agazzone ishte një nga të rinjtë më interesantë rreth mesit të viteve 90-të. I pajisur me teknikë të shkëlqyeshme dhe një vizion të lojës, ai arriti në vitin 1997 të hynte në akademinë e të rinjve të Milanit dhe dy vjet më vonë do të fitonte prestigjozen ‘Viareggio Tournament’ me ekipin që atëherë drejtohej nga Mauro Tassotti së bashku me shokët e skuadrës si Luca Budel , Mirco Gasparetto dhe Michele Ferri. Agazzone zhvilloi 16 paraqitje me Kombëtaren  U-16 dhe U-18 Në këtë sezon, përkundër 39 viteve të tij, Agazzone luante me Fontaneto: një skuadër amatore në Itali.

Përvojat e Matteo Ravetto në C2 dhe D

Më pak i njohur në nivelin kombëtar se Agazzone, por ende i njohur për shumë tifozë të futbollit Piemontez, Matteo Ravetto në vend të kësaj la një kujtim të shkëlqyeshëm gjatë përvojës së tij në Biellese (18 paraqitje midis C2 dhe D në vitet 2006 dhe 2008).Përveç Biella, Ravetto në fakt ka veshur fanellat e Cossatese, Colligiana, Casale, Borgosesia, Gattinara, Santhià, Arona dhe Chiavazzese. Ai ishte gjithashtu një mesfushor, ai sapo ishte kthyer nga debutimi i së dielës së kaluar me ekipin e Carpignano.

E.Ç (Dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futbolli italian milan simonluca agazzone futbolli italian milan simonluca agazzone

Sondazh

Poll