Aktualitet

Nuk ndalet puna për FBI-në shqiptare! Nis faza e dytë, Komisioni i Përzgjedhjes merr në duar listën me 650 kandidatura, ve

2 Tetor 2020, 18:13 Nga DOSJA
Nuk ndalet puna për FBI-në shqiptare! Nis faza e dytë, Komisioni

TIRANË– Komisioni i Përzgjedhjes së Kandidatëve është mbedhur dhe ka nisur faza e dytë e përzgjedhjes së kandidatëve për hetues në Byron Kombëtare të Hetimit, e konsideruar ndryshe, FBI-ja shqiptare. Tre anëtarët e komisionit, prokurorët Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe ish-drejtuesja e prokurorisë Elbasan, Enkelejda Millonai, kanë nisur fazën e dytë të kontrollit të të dhënave të kandidatëve.

Ata kanë në duar listën me 650 kandidatura, të cilët shprehën interesin të ishin pjesë e FBI-së shqiptare dhe plotësuan të dhënat në BKH.AL.

Të gjithë aplikantët që do të plotësojnë kriteret në fazën e aplikimit, do të kualifikohen për në fazën e testit të arsyetimit logjik. Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve po asiston dhe monitoron procesin, nga ku do të përzgjidhen 60 më të mirët.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë Aida Hajnaj, numri një i këtij institucioni.

 “Procesi i përzgjedhjes do të asistohet dhe monitorohet nga afër nga Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve që garanton transparencë dhe objektivitet maksimal në këtë process,”- ka deklaruar Hajnaj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fbi shqiptare gara per bkh fbi shqiptare gara per bkh

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Tetor 2020, 15:24

TIRANË– Arbjon Aliko, një prej të dënuarve që kishte nisur grevën në burgun e Peqinit e ka braktisur aksionin. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e burgut d...